fbpx
DEPARTAMENTET

Qendra emergjente pediatrike

Pedijatriski urgenten tsentar

24 orë pediatër në dispozicion “Acibadem Sistina”

Një numër i madh i gjendjes së shëndetësore të fëmijëve kërkojnë një qasje urgjente. Temperature e lartë, të vjellat, diarreja, lëndimet janë pjesë e problemeve të cilat shkaktojnë panik tek prindërit, veçanërisht nëse këto bëhen më intenzive gjatë natës. Me qëllim për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijëve të vegjël atëherë kur ata kanë më tepër nevojë, hapëm qendrën emergjente pediatrike më bashkëkohore. E konceptuar sipas shembujve të qendrave urgjente më të njohura në botë. Kjo e bën atë udhëheqës të qendrës pediatrike në rajon. Në të punon një ekip i multidisiplinuar i mjekëve me përvojë të cilët mund të trajtojnë të gjitha sëmundjet që lidhen me moshën e fëmijërisë. Çdo gjendje trajtohet individualisht duke mundësuar trajtimin më të mirë të mundshëm për çdo fëmijë.

Me qëllim që kujdesi për secilin fëmijë të sëmurë të jetë në dispozicion vazhdimisht në kuadër të spitalit funksionon edhe qendra emergjente pediatrike më bashkëkohore. Është konceptuar sipas shembullit të qendrave emergjente me renome botërore, duke e bërë atë qendër pediatrike lider në të gjithë rajonin.

Në qendrën punon një ekip multidisiplinar mjekësh që mund t’i trajtojnë të gjitha gjendjet urgjente dhe sëmundjet në fëmijërinë e hershme. Qendra emergjente disponon me pajisjen e plotë të nevojshme për monitorim të fëmijëve dhe trajtimin e tyre dhe gjithashtu është pajisur dhe dizajnuar në një mjedis të këndshëm për fëmijë me qëllim për t’u ulur stresin dhe sikletin e fëmijës dhe personit që e shoqëron gjatë qëndrimit në spital.

pedijatrija

SPITALI DITOR

Spitali ditor me një kapacitet nga 5 dhoma të veçanta për observacion të pacientëve siguron përkujdesjen e secilit fëmijë të sëmurë që ka nevojë për një qëndrim afatshkurtër. Në këtë pjesë zbatohet terapi me infuzion, aplikohen ilaçe, bëhet rehidratimi dhe inhalimi i pacientëve pediatrikë dhe monitorimi i fëmijëve pas kryerjes së procedurave diagnostikuese që kërkojnë dhënien e anestezisë së afatshkurtër.