fbpx

Cilesi

За Joint Commission International

Spitali klinik, Acibadem Sistina mori vulën e artë të cilësisë dhe sigurisë, si rezultat i pajtueshmërisë së punës me standardet e njohura ndërkombëtare.  Vula e artë është dëshmia e cilësisë si rezultat i angazhimit të spitalit për të ofruar shërbim efikas dhe siguri për pacientët e tij. Akreditimi nga JCI paraqet siguri për çdo pacient, se në Acibadem Sistina, pacienti është i sigurt  dhe se do të mund të marrë kujdesin më të mirë mjekësor.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vend dhe në rajon i cili ka marrë akreditimin prestigjoz Joint Commission International (JCI). Me këtë, edhe Republika e Maqedonisë është pjesë e hartës botërore të më shumë se 100 vendeve në botë, me spitale të akredituara  nga JCI. Marrja e akreditimit nga JCI, ndryshon sistemin e kujdesit shëndetësor në vendin tonë dhe dëshmon se edhe në Maqedoni mund të punohet sipas standardeve botërore. Qëllimi është shërbimi shëndetësor cilësor dhe siguria e pacientëve.

Çfarë është JCI akreditimi?

Komisioni Ndërkombëtar për Akreditim Joint Commission International (JCI) është themeluar në vitin 1994, ndërsa deri më tani në më shumë se 500 spitale në botë i ka përmirësuar kualitetin, sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve shëndetësore që u ofrohen pacientëve. Selia e kësaj organizate jofitimprurëse është në SHBA, ndërsa është prezent në më shumë se 90 vende në Evropë. Lindjen e Mesme dhe në Singapor. Punon me organizata shëndetësore dhe qeveri ndërkombëtare dhe angazhohet për promovimin e standardeve rigoroze për mbrojtje, të rekomanduara nga Organizata Shëndetësore Botërore. Ky komision u ndihmon spitaleve që t’i arrijnë performansat e larta në kualitetin e mbrojtjes shëndetësore përmes akreditimit, edukimit dhe ndihmës teknike. Për pacientët JCI standardet do të thotë spitale më të sigurta, pasiqë ato janë të inkuadruara në vendimet rreth kujdesit, kanë transparencë më të madhe rreth vendosjes, dhe janë të informuar më mirë për anët pozitive dhe negative.

Të gjithë pacientët mund të raportojnë shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e kujdesit ndaj pacientit deri Joint Commission International në këtë link: https://www.jointcommissioninternational.org/contact-us/report-a-quality-and-safety-issue/

Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori çertifikatën e akreditimit nga Agjensia Shtetërore për kualitet dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore. Me këtë çertifikatë “Acibadem Sistina”është spitali i parë privat në Republikën e Maqedonisë i cili e ka marrë këtë çertifikim prestigjoz, i cili garanton cilësi dhe shërbime të sigurta për pacientët.

Ekspertiza e lartë dhe profesionalizmi, sigurimi i rezultateve të sakta dhe implementimi i protokolleve bashkëkohore në funksionin e laboratorëve diagnostikues, rezultonte në mirëmbajtjen e akreditimit sipas standardit MKC EN ISO 15189:2013.

Mbikqyrja profesionale e vjetore e rregullt e laboratorëve diagnostikues për mirëmbajtjen e akreditimit, sipas standardit të laboratorëve mjekësor MKC EN ISO15189:2013, përfundoi me sukses, pa asnjë mospërputhje. Në bazë të kësaj, ekipi profesionale i vlerësimit, propozoi zgjatjen e akreditimit për laboratorët diagnostikues.

Standarti MKC EN ISO 15189:2013 siguron kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë së laboratorëve mjekësor.

Akreditimi është dëshmi e cila tregon se rezultatet apo gjezjet e mara nga laboratorët tanë janë përgatitur në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare, dhe i përmbushin kriteret më të larta të cilësisë. Me implimentimin e këtij standardi, rezultatet dhe gjetjet e laboratorive diagnostikuese, njihen në vendin tonë dhe në çdo shtet të botës.

Laboratorët diagnostikues në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, janë laboratorët e parë dhe të vetëm në vendin tonë të cilat kanë të akredituar në të njejtën kohë metodat histopatologjike, mikrobiologjike dhe biokimike