fbpx

Misioni, vizioni dhe vlerat

Misioni

Përmirësimi i shëndetit dhe i cilësisë së jetës përmes shërbimit më të lartë shëndetësor, sipas protokolleve ndërkombëtare dhe zbatimit të ekpertizës dhe teknologjisë më bashkëkohore.

Vizioni

Të frymëzuar nga motivi për të përmbushur nevojat specifike të pacientëve, qëllimi ynë është që të jemi lider i padiskutueshëm në sektorin e shëndetësisë në të gjithë rajonin. Vizioni ynë është përparimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi i përkryer i organizimit në nivelin e një sistemi plotësisht të integruar, i cili do të krijojë dhe të edukojë stafe të reja, do të vendosë kritere të larta të cilësisë në punë dhe do të ofrojë shërbime të larta shëndetësore sipas standardeve botërore të disponueshme për të gjithë pacientët.

Vlerat

“Pacienti është prioriteti ynë”

Vlerat tona janë shprehje e vizionit dhe dëshirës tonë për të bërë dhe për të dhënë gjithmonë më të mirën.

Respekti dhe besimi. Respektojmë çdo person duke marrë parasyshë nevojat e tyre specifike. Respekti ynë i përbashkët, bazohet në besimin dhe kuptimin e ndërsjelltë.

Kujdesi. Besojmë se pushteti i buzëqeshjes, fjalët e mira dhe dhembshuria ndaj pacientit ndihmojnë në procesin e trajtimit të tyre.

Përmirësimi. Gjithmonë mundohemi të jemi më të mirë nga ajo çfarë ishim më parë. Jemi të vetëdijshëm se marrëdhënia jonë mund ta ndryshojë sjelljen e njerëzve rreth nesh. Të gjithë jemi të varur ndaj njëri-tjetrit dhe përmirësimi i vazhdueshëm, na jep mundësinë që të rritemi sëbashku.

Risia. Gjithmonë të gatshëm për të qenë pionierë në kujdesin e pacientëve, duke futur procedura të reja, intervenime dhe procese të cilat ofrojnë benefite për pacientin.

Puna në grup. Besojmë se suksesi është rezultat i përkushtimit të përbashkët dhe i punës në grup. Kjo mënyrë, na jep mundësinë për të krijuar kushte për një atmosferë të këndshme në punë, respekt dhe besim. Ne praktikojmë një metodë multidisiplinare për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.