fbpx

Informacione te pergjithshme

Rrëfimi ynë në sektorin shëndetësor filloi në vitin 2001 me hapjen e Spitalit special për gjinekologji dhe obstetri “Shën Mëria e Vogël – Sistina” – vend ku kujdesi për shëndetin riprodhues të gruas fitoi një dimension krejt tjetër. Rezultati i suksesshëm në veprimtarinë tërësisht të re dëshmoi se nuk është e rëndësishme në cilin segment do të vendosni të investoni, por me sa dashuri dhe përkushtim do të hyni në çdo projekt të ri. Momentet e suksesit, ditët ku brendi ”Sistina” fitoi dimensione më të mëdha, i zgjeroi kapacitetet, me investim serioz në shëndetësi dhe u rrit në spital klinike, ku më 7 prill 2010 i hapi dyert për pacientët e vet.

Më 10 nëntor 2010 Spitali i klinikës “Sistina” shënoi edhe një sukses. Me nënshkrimin e marrëveshjes për afiliacion me grupacionin më të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem”, Spitali i klinikës “Sistina” krijoi mundësi për shkëmbim të njohurive dhe përvojave dhe edukim me ekipin mjekësor të gjigantit shëndetësor turk.

Vetëm për një vit ky bashkëpunim i suksesshëm u rrit në partneritet shëndetësor. Spitali i klinikës “Sistina” u bë pjesë e Grupacionit shëndetësor “Acibadem” dhe u bë spitali i parë i këtij lideri në shëndetësi, jashtë kufijve të Turqisë. “Acibadem Sistina” u bë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malezian IHH. Hyrja në këtë grupacion për ne paraqet ngritje të standardeve në mjekimin dhe implementimin e të gjitha teknologjive më moderne dhe protokolleve në mjekimin dhe vendosjen në Maqedoni në hartën shëndetësore botërore.

Sot Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” është spitali më i madh dhe më modern privat në rajon dhe është shembull për rrëfim të suksesshëm në sektorin shëndetësor me shërbimet mjekësore sipas protokolleve më moderne në mjekimin e pacientëve. Ekipi cilësor mjekësor duke përdorur metoda dhe teknika bashkëkohore u qëndron në dispozicion pacientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Kapaciteti

“Acibadem Sistina” shtrihet në hapësirë të mbyllur spitalore prej 25.017 metra katrorë i shpërndarë në 7 kate. I pajisur me 11 salla më moderne operacioni dhe kapacitet prej 211 shtretër spitalor dhe 53 vende intensive (kirurgji, kardiokirurgji, kardiologji dhe neonataologji).

Spitali i parë në Maqedoni i akredituar sipas Joint Commission Internatinal

Spitali klinik, Acibadem Sistina mori vulën e artë të cilësisë dhe sigurisë, si rezultat i pajtueshmërisë së punës me standardet e njohura ndërkombëtare.  Vula e artë është dëshmia e cilësisë si rezultat i angazhimit të spitalit për të ofruar shërbim efikas dhe siguri për pacientët e tij. Akreditimi nga JCI paraqet siguri për çdo pacient, se në Acibadem Sistina, pacienti është i sigurt  dhe se do të mund të marrë kujdesin më të mirë mjekësor.

Ekip i dalluar i specialistëve

Në Acibadem Sistina punon ekipi i njohur i cili përbëhet nga 1210 specialistë të dalluar, nga  të cilët janë 21 profesorë universitar të njohur në rajon. Përvoja shumëvjeçare e ekipit tonë është dëshmi për shërbimin shëndetësor profesional ndaj pacientëve dhe familjeve të tyre. Ata janë të përgatitur që t’i zgjidhin edhe gjendjet më të ndërlikuara mjekësore.

Shërbim mjekësor i plotë në një vend

Vetëm në “Acibadem Sistina” në një vend mund ta merrni mjekimin e plotë të diagnozës, trajtimin dhe rehabilitimin për të gjitha sëmundjet.

Teknologji nga prodhues të njohur botëror

Mundësitë teknologjike të spitalit tonë mundësojnë diagnozë të saktë dhe trajtim të të gjitha sëmundjeve. Puna jonë vazhdimisht është e fokusuar drejt implementimit të arritjeve të fundit në mjekësi.

Spital pa dhimbje

Kujdesi i integruar nga ekipi i dalluar i specialistëve mundëson kontroll të dhimbjes, për komoditet më të madh të pacientëve gjatë mjekimit pa dhimbje.

Komfort në nivel më të lartë

Dhomat e spitalit janë enkas të dizajnuara, që pacientëve t’ju ofrojmë komfort maksimal gjatë mjekimit të tyre. Në atmosferë të këndshme për pacientët dhe nevojat e tyre, kujdeset ekipi i infermiereve me përvojë dhe të trajnuara në mënyrë adekuate, të cilat janë të fokusuara në kujdesin individual të çdo pacienti gjatë 24 orëve në 7 ditët e javës.

Higjiena sipas standardeve botërore

Ekip special kryen çdo ditë monitorim të higjienës në spital, përmes testeve mikrobiologjike. Kontrolli i infeksionit mundëson mjekim të sigurt dhe mbrojtje maksimale prej infektimeve brenda spitalit.

Shifrat dëshmojnë për suksesin tonë

Përqindja e suksesit të mjekimit në Acibadem Sistina lëvizë deri në 99%. Ky është rezultat i përkushtimit dhe kujdesit maksimal për pacientët tanë.

450.000 pacientë të regjistruar

“Acibadem Sistina” është spitali i cili gëzon besimin më të madh të pacientëve. Këtë fakt e vërteton numri i pacientëve i cili është në rritje çdo vit. Në bazën tonë kemi arritur një numër prej 621.500 pacientësh.

Ne flasim gjuhën tuaj

Kur ju nevojitet ndihmë, duhet t’ju kuptojnë. Duke marrë parasysh se Acibadem Sistina ka pacientë nga i gjithë rajoni, personeli ynë flet 4 gjuhë.

Pjesëmarrje aktive në mjekim

Raporti pacient-mjek në Acibadem Sistina është në nivelin më të lartë. Ekipi i mjekëve është i gatshëm t’u përgjigjet çdo pyetjeje të pacientëve, me qëllim që të zgjedhet trajtimi më i mirë.