fbpx

TEKNOLOGJITË BASHKËKOHORE MJEKSORE

Spitali klinik “Acibadem Sistina” investon në mënyrë të vazhdueshme në sigurimin e teknologjisë se re dhe modernë në mjekësi. Të gjitha departamentet e spitalit janë të pajisura me pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mjekësore.

TRILOGY – IGRT, IMRT dhe SRT / SRS

TRILOGY është akseleratori linear i cili përdor tre metoda të radioterapisë (IGRT, IMRT I SRT / SRC). Fuqia e TRILOGY është ajo që luan rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientit. IGRT (radioterapia me imazhe) kombinon teknologji të reja të cilat mundësojnë përcaktimin e vendndodhjes së tumorit gjatë trajtimit. IMRT (radioterapia me intensitet të moduluar) arrihen doza të larta të terapisë me rrezatim dhe mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Teknologjia SRT/SRC mundëson radioterapi dhe radiokirurgji. Me ndihmën e tre teknologjive në TRILOGY mundësohet terapia rrezatuese efektive e tumoreve me përmasa të vogla. Falë vetive të TRILOGY, specialistët mund ta kryejnë intervenimin në mënyrë të suksesshme dhe për një kohë të shkurtër.

ANGIOGRAFIA

Qendra kardiovaskulare është e pajisur me dy angiografi dixhitale, me pjesë të mbështetjes anesteziologjike. Angiografitë mundësojnë rritjen e cilësisë së imazhit, të fuqisë së tubit dhe gjeneratorit, gjithashtu përmirësojnë spekterin e filtrimit. Imazhi i qartë mundëson regjistrim të saktë edhe të enëve më të vogla të gjakut. Me anë të angiografive, përkrah të gjitha llojeve të procedurave diagnostikuese dhe intervenente vaskulare, kryhen intervenime invazive gastroentero-hepatologjike, pulmologjike dhe neurologjike.

PRT/CT

PRT/CT është një nga metodat më efektive në përcaktimin e diagnozës. Përdoret për diagnostikimin e kancereve të ndryshme, përcaktimin e fazës së sëmundjes, planifikimin e trajtimit dhe monitorimin apo ndjekjen e efektit që luan terapia. Me përdorimin e PET/CT tumoret identifikohen në fazë të hershme dhe mund të përcaktojë vendndodhjen e saktë të tumoreve edhe me përmasa 5 mm. PET/CT luan një rol të rëndësishëm edhe në kardiologji për diagnostikimin e sëmundjeve ishemike të zemrës, në neurologji për përcaktimin e epilepsisë dhe demencës, si dhe për përcaktimin e sëmundjeve të tjera inflamatore.

Rezonanca magnetike (MRI 3Tesla)

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë të parë në vendin tonë në “Acibadem Sistina”. Me MRI 3 Tesla koha e filmimit është e reduktuar me 30% në krahasim me MRI 1,5 Tesla. Në të njejtën kohë, fuqia e fushës magnetike e cila është dy herë më e madhe, mundëson një shfaqje të saktë të strukturave  dhe organeve të brendshme, si dhe detektimin e ndryshimeve të cilat janë të padukshme me MRI 1,5 Tesla. Rritja e komoditetit të pacientit gjatë kryerjes së filmimit, mundësohet me anë të cilindrit i cili është 70 cm më i madh. Ky komoditet është i plotësuar gjithashtu me anë të tavolinës  në të cilën kryhet filmimi, e cila parashikohet të mbaj një peshë trupore deri në 250 kg. Skanimi  i të gjithë trupit (Total body MRI 3T), mund të bëhet vetëm me aparatin për rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla.

Rezonanca magnetike (MRI 1.5 Tesla)

MRI në Acibadem Sistina ka teknologjinë revolucionare Diffusion weighte dimaging e cila mundëson diagnostikimin e shpejtë të sulmit në tru para shfaqjes së simptomave të para. Rezonanca magnetike mundëson regjistrimin e organeve sipas sitemeve, MRI funksionale (difuzion, perfuzion) regjistrimi i muskulit të zemrës, regjistrimi i enëve të gjakut, MRI e sigurt për fetusin, MRI e gjirit. Në kuadër të rezonancës magnetike, është edhe aparati më bashkëkohor për anestezi i cili mundëson që procedura të kryej regjistrimin e sigurt tek fëmijët, tek pacientët e sëmurë rëndë dhe tek pacientët të cilët kanë fobi ndaj kryerjes së regjistrimeve. Duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2016, pacientët do të kenë mundësi të marin diagnozë me anë të rezonancës magnetike më bashkëkohore MRI 3 TESLA.

TOMOGRAFI KOMPJUTERIKE, REVOLUTION APEX CT

Cilësia e imazhit me rezolutë të lartë, koha më e shkurtër e regjistrimit, doza ultra e ulët e rrezatimit, sasia më e vogël e kontrastit, mundësia e vetme për t’u regjistruar foshnjat prej moshës më të vogël, imazhe precize edhe te pacientët obezë janë vetëm disa nga avantazhet që i ofron aparati i ri për tomografi kompjuterike, Revolution Apex CT. Përparësitë e shumta të aparatit CT kanë të bëjnë me sistemin unik të integruar TrueFidelity që përdor inteligjencën artificiale për të përpunuar imazhin me rezolutë të lartë duke përdorur doza minimale të rrezatimit.

BIODEX SYSTEM 4

Dinamometri më i sofistikuar dhe më bashkëkohor i cili mundëson vlerësimin dhe rehabilitimin të sistemit muskuloskeletal. Me anë të tij mund të arrihen informacione të sakta për gjendjen e muskujve, forcën dhe mundësinë e lëvizshmërisë të pjesëve të veçanta të gjymtyrëve. BIODEX SYSTEM 4 është sistemi me anë të të cilit përcaktohet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë mospajtimi apo mospërputhshmëria fizike dhe limitimi funksional i disa pjesëve të caktuara të trupit, gjatë cilave merren të dhëna numerike dhe grafike gjë e cila na jep informacion në lidhje me trajtimin e mëtejshëm, dhe mundësinë për rehabilitim të plotë.

MAMOGRAFIA DIXHITALE

Mamografia dixhitale përdor imazhin kompjuterik të gjirit, të marrë nga detektori dixhital. Mundëson rezolutë më të madhe dhe manipulim më të madh të imazheve duke mundësuar kështu zmadhimin e disa fushave të veçanta të imazhit, në mënyrë që të analizohet më mirë. Kontrolli zgjat 5 minuta.

MOLE MAX HD

Dermatoskopi MOLE MAX HD është versioni më bashkëkohorë në botë dhe i vetmi në vendin tonë, i cili mundëson skanimin e plotë, të shpejtë dhe të saktë me rezolutë FullHD. Ka aftësi për të matur madhësinë e nishaneve, harton dhe lokalizon ndryshimet, ndërkohë që i ruan të gjitha filmimet dixhitale, gjë që është tepër e rëndësishme për ndjekjen e nishaneve. Në regjistrimin e ardhshëm do të mund të bëhet krahasimi dixhital me gjendjen aktuale të nishanit. Zbulimi i këtyre ndryshimeve të vogla mundëson zbulimin e shenjave të para të kancerit të lëkurës. Vetëm me MOLE MAX HD me një regjistrim të vetëm mund të analizohen të gjitha nishanet në trup.

EXTRACORPOREAL LITHOTRIPTER

Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon gjeneratën më të re të lithotriptors elektro-hidraulik nga kompania prodhuese më e njohur franceze EDAP TMS. Ky lithotripter jep rezultate më të mira në lidhje me defragmentimin dhe eliminimin e gurëve, gjë e cila mund të arrihet me metodën elektro-hidraulike. Avantazhi i kësaj metode është se bëhet fjalë për procedurë ambulatore dhe nuk është i nevojshëm hospitalizimi i pacientit, ndërkohë që pacienti mund të largohet nga spita një orë pas kryerjes së trajtimit. Përveç kësaj ka edhe avantazhe të tjera të cilat mundësojnë kontrollin e thyerjes së gurëve në dy mënyra, nën kontrollin e rrezatimit radiologjik dhe nën kontrollin me ultratingull. Gjithashtu nuk është i nevojshëm kontrolli me EKG, ndryshe nga aparatët e tjerë të cilët kanë të njejtin funksion, me këtë aparat mund të trajtohen edhe pacientët të cilët kanë të montuar pacemaker (stimulues kardiak) por nën kontrollin elektrofiziologjik të mjekut kardiolog. Shkalla e suksesit të këtij aparati është 90% për gurët me madhësi 1.5 cm, dhe 75% për gurët me madhësi më të madhe se 1.5 cm. Dozën e intensitetit të energjisë e vendosë operatori.

DEXA SCAN DUAL ENERGY X-RAY ABSORPTIOMETRY

Kjo pajisje e sofistikuar mundëson matjen e saktë të dendësisë së kockës tek pacientët me osteoporozë. Përveç mundësisë për vendosjen e diagnozës së hershme dhe të saktë të osteoporozës, me anë të këtij aparati monitorohet edhe efekti i trajtimit. Regjistrimi është pa dhimbje, dhe për një periudhë kohore prej 10-20 minuta merret pamja e plotë e dendësisë së kockave (eshtrave) në të gjithë trupin.

SPECT GAMA KAMERA

Kabineti i mjekësisë nukleare disponon kamerën SPECT kompakte dhe me shumë qëllime, me dy detektorë të cilët mundësojnë kryerjen e një game të gjërë të shqyrtimeve diagnostike të mjekësisë nukleare. Ndjeshmëria e kamerës gama si dhe protokollet e post procezimit (përpunimit) sigurojnë cilësi diagnostikuese në marrjen e imazheve nën koston e reduktuar të dozës të rrezatimit tek pacienti. Kamera gama është e integruar në sistemin për komunikim ndërmjet modaliteteve dhe ruajtjes së të dhënave me anë të të cilave është arritur opsioni për SPECT/CT hibrid dhe fuzioni i imazheve SPECT/MRI.