fbpx

Perse Acibadem Sistina?

 

Ekip profesional i specialistëve

Në Acibadem Sistina punon ekip me renome prej 150 specialistëve profesional, prej të cilëve 5 profesorë universitarë, të njohur në rajon. Përvoja shumëvjeçare e ekipit tonë është vërtetim për shërbim shëndetësor sipëror të pacientëve dhe familjeve të tyre. Ata janë të përgatitur t’i zgjidhin edhe gjendjet më të ndërlikuara mjekësore.

Shërbim i tërësishëm mjekësor në një vend

Vetëm në Acibadem Sistina në një vend mund të merrni mjekim të tërësishëm nga diagnoza, trajtimi deri te rehabilitimi i të gjitha sëmundjeve.

Teknologjia nga prodhuesit e njohur botëror

Mundësitë teknologjike të spitalit tonë mundësojnë diagnozë të saktë dhe trajtim të gjitha sëmundjeve. Puna jonë vazhdimisht është e fokusuar drejt implementimit të arritjeve të fundit në mjekësi.

Spital pa dhimbje

Kujdesi i integruar nga ekipi profesional i specialistëve mundëson kontroll të dhimbjes, për komoditet më të madh të pacientëve në mjekimin pa dhimbje.

Komfor në nivel më të lartë

Dhomat e spitalit janë dizajnuar enkas, që pacientëve t’u ofrojmë komfor maksimal gjatë mjekimit të tyre. Në atmosferë të këndshme për pacientët dhe nevojat e tyre 24/7 kujdeset ekip i motrave medicinale me përvojë dhe të trajnuara në mënyrë adekuate, të cilat janë fokusuar ndaj kujdesit individual të çdo pacienti.

Higjiena sipas standardeve botërore

Ekip special do ditë bënë monitorim të higjienës në spital, përmes testeve mikrobiologjike. Kontrolli i infektimit mundëson mjekim të sigurt dhe mbrojtje maksimale nga infektimet brenda spitalit.

Numrat vërtetim për suksesin tonë

Përqindja e suksesit në mjekimin në Acibadem Sistina lëvizë edhe deri në 99%. Ky është rezultat i përkushtimit maksimal dhe kujdesit për pacientët tanë.

20 mijë pacientë të ri në vjet

Ndërtuam reputacion të lartë në rajon, pamje profesionale të spitalit me kualitet mjaft t lartë dhe me mbrojtje efikase shëndetësore, që e veçon nga konkurrenca. Sipas statistikave Acibadem Sistina gëzon besim më të madh te pacientët, çdo vit regjistrohen 20.000 pacientë të ri.

 E flasim gjuhën tuaj

Kur ju nevojitet ndihmë, duhet t’ju kuptojnë. Duke marrë parasysh se Acibadem Sistina ka pacientë nga i gjithë rajoni, personeli ynë flet 4 gjuhë.

Pjesëmarrje aktive në mjekim

Raporti pacient mjek në Acibadem Sistina është në nivelin më të lartë. Ekipi i mjekëve është i kapshëm që t’i përgjigjet çdo pyetje të pacientëve, me qëllim që të zgjidhet trajtimi më i mirë.