fbpx
DEPARTAMENTET

Traumatologjia dhe ortopedia

Tipari kryesor që e bën departamentin e ortopedisë dhe traumatologjisë në “Acibadem Sistina” të vetmin dhe departamentin e parë e këtij lloji është një qasje multi-disiplinore e kirurgëve ortopedikë dhe kirurgëve të traumatologjisë si një ekip. Ekipi i mundëson diagnostikimin dhe trajtimin në fushën e ortopedisë, duke filluar nga mosha e vogël dhe foshnjat deri tek lëndimet dhe thyerjet përfshirë traumat geriatrike (lëndime tipike tek popullata më e rritur).

Qendra spinale në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ mundëson trajtimin e plotë kirurgjik dhe konservativ për të gjitha gjendjet, sëmundjet dhe lëndimet e shtyllës kurrizore. Ekipi i mjekëve tanë është i specializuar në trajtimin e problemeve më komplekse të shtyllës kurrizore, duke filluar nga trauma, ndryshimet degjenerative deri tek gjendjet onkologjike si tumoret dhe metastazat.

Ne jemi lider në drejtimin dhe efikasitetin e metodave më të reja të trajtimit. Çdo pacienti i jepet plan i plotë individual për trajtim dhe qëndrim multidisiplinar. Ekipi ynë është i përbërë nga ekspertë të njohur në fushën e traumatologjisë, neuroradiologjisë, neurokirurgjisë, neurofiziologjisë, ortopedisë, anestezisë, onkologjisë, radioterapisë dhe fiziatrisë.

Qendra spinale në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është më e mira në rajon përsa i përket trajtimit të çrregullimeve të lindura, kronike, akute të shtyllës kurrizore. Për problemet më të ndërlikuara spinale si hernie diskale, skolioza, sëmundjet degjenerative, stenoza spinale dhe frakturat, ekipi ynë i doktorëve përdor teknikat më të fundit mjekësore. Përveç diagnostikimit, një tjetër tipar i yni i veçantë është kryerja e trajtimeve me pajisjet më të larta bashkëkohore.

Kur bëhet fjalë për kirurgji, qendra spinale posedon teknologjinë më të fundit për kryerjen e kirurgjisë minimale invazive, e cila jep rezultate më të sigurta dhe më efikase. Ndërhyrjet kirurgjike të shtyllës kurrizore, kryhen me një aparaturë të digjitalizuar në salla të pajisura plotësisht për kirurgji.

Të gjithë këto elementë përbëjnë një tërësi e cila ju siguron pacientëve kujdes të plotë. Pavarësisht nga situata në të cilën ndodheni, apo nga trajtimi për të cilin keni nevojë, qendra spinale ju ofron shërbime të cilat në fund me siguri do të japin rezultatet më të mira. 

cilët aplikohen të gjitha standardet botërore (life saving surgery, damage control). Këtu duhet t’i përmendim edhe intervenimet operative te pacientët me lëndime të boshtit kurrizor, legenit dhe acetabulumit.

Rikonstruimi i ekstremiteteve 

Osteopatitë korrigjuese në pjesën e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme. Intervenime operative te frakturat që janë shëruar keq ose nuk janë shëruar. Kirurgjia e pëllëmbës (shuplakës së dorës). Ekipi ynë kirurgjik ka rezultatet të suksesshme në trajtimin e gjithë patologjisë në pjesën e pëllëmbës. Këtu marrin pjesë lëndimet dhe gjendjet tjera si të elementeve kockore ashtu edhe të indeve të buta.

Kontrollet parandaluese 

Ortopedia parandaluese fëmijërore, kontrollë të aparatit lokomotorik duke filluar nga periudha neonatale e deri në përfundimin e rritjes. Këtu do t’i numëronim edhe metodat neurokirurgjike të trajtimit të deformiteteve të lindura dhe të fituara të aparatit lokomotorik.

Traumatologjia sportive

Numri i sportistëve profesional dhe atyre që merren me rekreacion vazhdimisht rritet, dhe kështu rritet edhe nevoja për trajtimin e lëndimeve sportive. Trajtimi i këtyre pacientëve është qëllimi ynë dhe interesimi ynë i veçantë. Duhet të theksohet se trajtimi i sportistëve profesional, veçanërisht i lëndimeve të tyre, kërkojnë kujdes dhe mjekim të veçantë për shkak të karakterit të këtij tipi të profesionistëve. Ata janë personat të cilët në klinikën tonë marrin trajtimin më bashkëkohorë, nga specialistë të njohur, të cilët punojnë me teknikat kirurgjike dhe artroskopike  më moderne. Këtu përfshihen procedurat artroskopike të gjurit, supit dhe kyçit të këmbës, si dhe të gjitha procedurat artroskopike të cilat aplikohen në mbarë botën, për rikonstruktimin e elementeve të indit të butë.

Endoprotetika

Endoprotetika – intervenime operative për zëvendësimin e nyjeve të kryqit, gjurit dhe nyjeve tjera me përdorimin e protezave më moderne. Këto intervenime zënë vend të rëndësishëm në ortopedi dhe taumatologji për shkak të avancimit të nivelit të trajtimit, duke i vënë theks të veçantë parandalimit, si edhe pritjet më të larta të pacientëve kur është në pyetje kualiteti i jetës. Veçanërisht jemi krenar për implantimin e endoprotezave qeramike të kryqit, si dhe implantimi i protezave totale të supit.

Ortopedia pediatrike 

Intervenimet kirurgjike te fëmijët dhe të rriturit për shkak të anomalive të lindura dhe të fituara të aparatit lokomotor, me theks të veçantë të korrigjimit të defekteve të lindura të sistemit kërcor-nyjor. I trajtojmë edhe deformimet e indeve të buta, si dhe operacionet korrigjuese të muskujve dhe tetivave. Duhet t’i përmendim edhe intervenimet kirurgjike te pacientët me paralizë cerebrale, si dhe sëmundjet tjera neurologjike.

Osteoporoza

Parandalimi dhe skriningu i rregullt për osteoporozë me aparatin më modern për denzitometri. Trajtimi konservativ i këtyre gjendjeve te pacientët e rritur, si dhe trajtimi i frakturave osteoporotike. Plastika vertebrale te frakturat kompresave të boshtit është pjesë e intervenimeve kirurgjike të ekipit tonë.

Ortopedia onkologjike

Një pjesë e intervenimeve të ekipit tonë është edhe heqja kirurgjike e tumoreve muskulo-skeletor. Këtu do t’i përmendim edhe implantimin e revizioneve, si dhe protezat e tumoreve te ata pacient te të cilët është e nevojshme. Në klinikën tonë gjithashtu realizohen edhe intervenime kirurgjike të heqjes së metastazave në eshtra dhe në boshtin kurrizor.

shutterstock