fbpx

Radiologjia intervente në “Acibadem Sistina”: Qasja e re në trajtimin e goditjeve në tru, kancerit dhe metastazave

15.02.2023

Me kryerjen e procedurave minimale invazive, pra pa ndërhyrje kirurgjikale me një periudhë më të shkurtër shërimi në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” trajtohen llojet e ndryshme të sëmundjeve vaskulare dhe jovaskulare. Me investimet në pajisje dhe staf, Departamenti i radiologjisë në këtë institucion u bë një nga më të mirët në rajon. Radiologjia intervente  si një degë e re në mjekësinë në “Acibadem Sistina”, funksionon në të njëjtin nivel si në të gjitha institucionet moderne shëndetësore botërore. Për herë të parë kryhen operacione komplekse joinvazive të sëmundjeve duke përfshirë trajtimin e goditjes në tru, aneurizmave të trurit dhe viscerale, trajtimin e targetuar të tumoreve dhe metastazave, si dhe ndërhyrjet për zgjerimet dhe stenozat e enëve të gjakut.

Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, specialist i radiologjisë, radiolog intervent dhe shef i Departamentit të radiologjisë, sqaron se në fushën e radiologjisë intervente kryhen stentime dhe zgjerime të enëve të gjakut në trup dhe tru, si dhe lloje të ndryshme të embolizimit tek tumoret malinje si hemoembolizimet, para së gjithash, të mëlçisë.

 “Kryhen edhe lloje të ndryshme të embolizimeve për gjendje të tjera shëndetësore si: miomët e mitrës, varikocela, hiperplazia beninje e prostatës, trajtimi i sëmundjes së hemorroideve me embolizim, sindroma  kongjestive e pelvikut, embolizimet për lloje të ndryshme gjakderdhjesh, TIPS, por edhe ndërhyrje në venat”. thotë Asoc. Dr Gjoreski.

Sipas tij, pjesa e onkologjisë intervente është shumë e rëndësishme dhe procedura të tilla kryhen ekskluzivisht në “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një trajtim minimal invaziv mordern të llojeve të ndryshme të tumoreve në trup duke përdorur një qasje minimale invazive, një trajtim që është i targëtuar në një zonë të vogël në vendin e tumorit ose metastazave.

Nga ana tjetër, duke vendosur radiologjinë intervente në këtë nivel, spitali bëhet qendra e vetme gjithëpërfshirëse për trajtimin e infarktit akut iskemik. Trajtimi përfshin diagnozën e shpejtë dhe në kohë, trombolizën intravenoze, trombektominë mekanike, kujdesin intensiv.

AS Angiograf Logo

Ndryshe, spitali tashmë ka instaluar aparatin më të sofistikuar të angiografisë në vendin tonë me të gjitha mjetet e nevojshme shtesë që do të mundësojë kryerjen e intervenimeve komplekse vaskulare, tha Doc. Dr. Gjoreski. Angiografi prezanton imazhe me cilësi të lartë, i cili mundëson regjistrimin e saktë dhe kryerjen e sigurt të procedurave më komplekse me rrezatim të reduktuar. Gjatë kryerjes së këtyre trajtimeve zbatohet qasja multidisiplinare në të cilën mjekët e disa specialiteteve janë përfshirë në kujdesin e plotë.