ARBNORA U NGRIT NË KËMBË SËRISH PAS AKSIDENTIT TË RËNDË TRAFIKU
Pas aksidentit të rëndë trafiku në të cilin Arbnora, një vajzë 28-vjeçare nga Kosova pësoi paralizë të plotë të gjymtyrëve të poshtme, shpresat që ajo të ngrihej në këmbë sërish u zvogëluan në minimum. Prof. Dr. Jordan Saveski, kirurgu që e mori atë si rast urgjent sot thotë se ajo është një mrekulli e vërtetë e mjekësisë dhe është shumë krenar që e sheh atë duke qëndruar në këmbë me dëshirë për t’i luftuar sfidat e ardhshme të jetës.
Arbnora është sjellë si një rast urgjent
Aksidenti i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku Arbnora fillimisht ka qenë e trajtuar nga ekipi mjekësor në vendngjarjen e aksidentit. Ajo ishte transferuar menjëherë në Qendrën Emergjente në Prishtinë, si një rast urgjent. Nga aty vjen rekomandimi i parë për transferim në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, konkretisht rekomandimi ishte për Prof. Dr. Jordan Saveski, i cili është ekspert për politraumë dhe trajtimin e pacientëve me lëndime të rënda.
“Ne erdhëm në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” me rekomandimin e një familjari, i cili tashmë kishte një përvojë pozitive me Prof. Dr. Jordan Saveski. Ai fjalë për fjalë më tha, nëse dëshiron të kesh sukses, i vetmi mjek që mund të të ndihmojë është Dr. Saveski. Duke parë suksesin e sotëm dhe përparimin që kam bërë, atij i jam mirënjohës për rekomandimin e duhur. Pa hezitim, unë dhe prindërit e mi vendosëm që të vijmë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, thotë Arnora duke kujtuar orët e para pas aksidentit dhe përballimit me diagnozën e vështirë.
Ajo erdhi me transport mjekësor në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Goditja ka shkaktuar dëmtime të rënda në palcën kurrizore
Pas pranimit në Qendrën emergjente të “Acibadem Sistina”, menjëherë janë kryer ekzaminimet fillestare dhe është kryer rezonanca magnetike. Rezultatet treguan dëmtime të rënda, shtypje të palcës kurrizore dhe paralizë të plotë të gjymtyrëve të poshtme. Kjo situatë kërkonte një operacion emergjent dhe këtë operacion e ka kryer Prof. Dr. Jordan Saveski së bashku me ekipin e tij.
Arbnora erdhi në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe me një prognozë shumë të keqe dhe sot duke parë shërimin e saj jam shumë krenar”. Aksidenti i rëndë trafiku ka shkaktuar fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe dëmtime të rënda në palcë kurrizore. Ajo u transferua menjëherë në sallën e operacionit ku u krye dekompresimi i palcës kurrizore, ripozicionimi dhe fiksimi i frakturave. Rrjedha operative kaloi mirë, pas 11 ditëve qëndrim në spital, ajo lëshoi spitalin dhe shkoi në shtëpi. Gjatë kohës përderisa ka qëndruar në spitalin tonë u zbatua rehabilitimi i hershëm fizikal, por ky ishte vetëm fillimi. Për këtë lloj lëndimi kërkohet rehabilitim i gjatë postoperativ në një qendër të specializuar për rehabilitimin spinal”, thotë Dr.Saveski.
Arbnora u ngrit në këmbë
Një mrekulli e vërtetë, kështu Prof. Dr Saveski e quan përparimin e Arbnorës. Si një profesionist ai deri më tani është përballur me një sërë gjendjesh të tilla apo të ngjashme ku jo gjithmonë të gjitha funksionet i kthehen normalitetit, prandaj është jashtëzakonisht krenar për suksesin e Arbnorës.

Do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse Dr. Saveskit
Arbnora Istogu është një vajzë me shumë energji pozitive dhe besim që ishin vendimtare për të kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj. Një vit pas ngjarjes fatkeqe, pas trajtimeve dhe këmbënguljeve të shumta, ajo arriti të ngrihet në këmbë sërish dhe siç thotë ajo falë ekspertizës së Prof. Saveski.
“Jam shumë e kënaqur nga Dr. Saveski, ai është shpëtimtari im. Ekspertiza dhe reagimi i tij i shpejtë më ngritën nga shtrati. Dua të falënderoj edhe mjeken Neda Trajkovska, e cila ishte gjithmonë pranë meje, më dha përkrahje dhe motivim. Jam e kënaqur me gjithë ekipin e fizioterapistëve që u kujdesën për mua në ditët e para pas operacionit. Në përgjithësi, i gjithë trajtimi ishte shumë profesional dhe jam shumë e lumtur që zgjodha ekipin më të mirë. Ka ende shumë sfida për t’i përballuar por kjo që po ndodh tani më jep shumë shpresë se gjithçka do të jetë mirë”, thotë Arbnora.
Para asaj vijon një periudhë rehabilitimi dhe kërkon këmbëngulje dhe qëndrueshmëri, por rezultatet e shkëlqyera janë motivimi i saj më i madh për të vazhduar më tej.