fbpx

NË “ACIBADEM SISTINA” U MBAJT TAKIM PROFESIONAL TË SHOQATËS MAQEDONASE PËR RADIOLOGJI INTERVENTE

11.06.2024

Më 7 qershor në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u mbajt takim profesional në organizim të Shoqatës Maqedonase për Radiologji intervente. Përmes fjalimeve të tyre profesionale dhe prezantimeve të rasteve radiologët eminentë nga klinikat shtetërore dhe private në vendin tonë i prezantuan njohuritë më të reja në zhvillimin e radiologjisë intervente dhe onkologjisë.  Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 30 mjekë.

radiolozi

Në këtë ngjarje nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, radiolog intervent, shef i Departamentit të Onkologjisë, Radiologjisë dhe Mjekësisë nukleare dhe kryetar i Shoqatës Maqedonase të Radiologëve, Prof. Dr. Zoran Trajkovski, specialist në radiologji, Doc. Dr. Menka Llazareska, subspecialiste në neuroradiologji dhe Dr. Dejan Taneski, specializant në radiologji. Temat më interesante që nxiten interes tek mysafirët e pranishëm në këtë takim profesional ishit trajtimi i dhimbjes, krioablacioni i tumoreve, embolizimi i prostatës si dhe ndërhyrjet e tjera vaskulare dhe neurovaskulare etj.

radiolozi

Pjesëmarrja e madhe e përfaqësuesve mjekësore nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në prezantimin e njohurive të reja shkencore është dëshmi shtesë për angazhimin e spitalit në implementimin e metodave të reja moderne në trajtimin e pacienteve si edhe në edukimin dhe shkëmbimin e përvojave të reja.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” në momentin është lider për radiologji intervente dhe onkologji në vendin tonë dhe rajon, ndërsa në të ardhmen planifikohen edhe disa ngjarje dhe trajnime edukative për mjekët e rinj në këtë fushë.