fbpx

PËR HERË TË PARË NË SPITALIN “ACIBADEM SISTINA” DHE NË VENDIN TONË ËSHTË KRYER OPERACION MIKRONEUROKIRURGJIKAL ME PËRDORIMIN E NGJYRIMIT ME FLUORESCEINË NËN KONTROLL TË NEURONAVIGACIONIT

01.07.2024

NJË PACIENT 43- VJEÇAR ËSHTË OPERUAR ME SUKSES KU I ËSHTË HEQUR TUMOR NGA TRURI

Ekipi mjekësor në krye me Prof. Dr. Sllobodan Damjanovski. Specialist në neurokirurgji dhe Dr. Shk. Milenko Kostov, specialist në neurokirurgji me sukses kanë kryer ndërhyrjen për largimin e tumorit të madh intrakranial tek një pacient 43- vjeçar i cili ishte i lokalizuar në bazën e kafkës ndërsa të prekur ishin arteria karotide dhe nervi kranial. Për më shumë se 6 muaj ai ka pasur simptoma të mpirjes në pjesën e djathtë të fytyrës dhe pamundësi për lëvizje normale të nofullës.

Kjo procedurë është kryer me ndihmën e mikroskopit më modern neurokirurgjikal “Kinevo 900” dhe me përdorimin e ngjyrimit me fluoresceinë nën kontroll të neuronavigacionit.

“Për herë të parë në vendin tonë gjatë kësaj ndërhyrjeje janë përdorur ngjyrimi me fluoresceinë dhe neuronavigacioni. Gjatë kësaj metode para operacionit pacientit i jepet kontrast për ta ngjyruar tumorin që mund të shihet vetëm me këtë mikroskop duke e mundësuar largimin e plotë të indit tumoral dhe në të njëjtën kohë mundëson njohjen e kufijve të indit të shëndetshëm të trurit. Këto procedura e bëjnë këtë ndërhyrje maksimalisht të sigurt dhe mundësuan largimin e plotë të tumorit pa prekur strukturat vitale të trurit përreth. Pacienti i operuar lëshoi spitalin për mjekim shtëpiak në gjendje të mirë të përgjithshme me lehtësimin e simptomatologjisë.”, thotë Dr. Shk Milenko Kostov, specialist i neurokirurgjisë.

Zbatimi i kësaj teknologjie moderne ofron saktësi, trajtim të drejtpërdrejtë të substratit, më pak traumë mbi indin e trurit dhe aftësi për të shmangur dëmtimin e indeve të shëndetshme të trurit, si dhe u mundëson pacientëve të shërohen më shpejt dhe t’u kthehen aktiviteteve të përditshme.

slika pr

MIKROSKOP MË MODERN NEUROKIRURGJIKAL “KINEVO 900”

Në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’ operacionet neurokirurgjikale kryhen me ndihmën e mikroskopit më modern neurokirurgjikal ‘Kinevo 900’, i cili ofron saktësi maksimale dhe një pamje tre dimensionale të detajuar të fushës operative ndërsa i njëjti aparat ofron mundësinë për kryerjen e procedurave endoskopike dhe egzoskospike.

slika pr

“Çdo ndërhyrje kirurgjikale është e rrezikshme, veçanërisht ndërhyrjet neurokirurgjikale janë ndërhyrje me rrezik të lartë pasi mund të ndodhin dëmtime të paqëllimshme në strukturat nervore. Mikroskopi ‘Kinevo 900’ ofron ndriçim të mirë, zmadhim të shkëlqyer të fushës së shikimit duke mundësuar mbrojtjen më të mirë të indit nervor,” thotë Dr. Kostov.

Ky lloj mikroskopi është specifik vetëm për institucionet neurokirurgjikale me profil të lartë, i cili mund të përmirësohet vazhdimisht duke e bërë atë unik në vendin tonë dhe rajon.