fbpx

“ACIBADEM SISTINA” MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN E 2-TË NDËRKOMBËTAR “JU JENI NË DUART E SIGURTA ME DEZINFEKTIM DHE STERILIZIM”

20.06.2024

Ekipi i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” nga departamenti i Sterilizimit qendror mori pjesë në Simpoziumin e 2-të ndërkombëtar “Në duart e sigurta me dezinfektim dhe sterilizim”.
InInfermierja Irena Hristovska me prezantimin e saj mbi temën “Faktorët që ndikojnë mbi paketimet sterile të kenë afat të kufizuar ose të pakufizuar”, prezantoi spitalin dhe u pajis me certifikatë pjesëmarrjeje dhe një mirënjohje për prezantim më të mirë.

Simpoziumi ndërkombëtar u organizua nga Shoqata e Dezinfektimit dhe Sterilizimit dhe në këtë simpozium morën pjesë më shumë se 180 pjesëmarrës. Simpoziumi u mbajt nga data 14 – 16 qershor dhe i mblodhi në një vend kolegët dhe bashkëpunëtorët shkencorë nga vendi dhe rajoni, institucionet shëndetësore dhe arsimore dhe të gjithë ata që punojnë në fushën e dezinfektimit dhe sterilizimit në institucionet shëndetësore.