fbpx

PROF. VIKTOR KAMNAR MORI PJESË NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR PËR TRAJTIMIN E OSTEOARTRITIT DHE OSTEOPOROZËS

22.04.2024
Kolazh New

Nga data 19 prill deri më 21 prill në Zagreb u mbajt Kongresi ndërkombëtar për trajtimin e osteoartritit dhe osteoporozës. Specialisti i ortopedisë, Prof. Dr. Viktor Kamnar ishte ligjërues i ftuar nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në këtë kongres.

Në këtë takim të rëndësishëm të mjekëve të shquar u prezantuan përvojat në fushën e kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë në rastet e osteoartritit dhe osteoporozës dhe trendët më bashkëkohore në trajtimin operativ dhe konzervativ  që praktikohen në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Më shumë se 120 pjesëmarrës ishin të regjistruar, ndërsa ky kongres ofron mundësi për shkëmbimin dhe përhapjen e përvojave dhe njohurive, diskutimeve kreative dhe kontakteve. Kongresi ishte në organizim të “PharmaS”.