fbpx

Prof. Nikoliq ma dhuroi jetën e dytë

06.09.2019

kalaba nas

Zoran Kalaba, 56 vjeçar nga Manastiri, para disa ditësh erdhi në kontrollin e parë të kardiokirurgjisë, departamenti ku ishte i operuar për shkak të bllokimit të tërësishëm të arterieve. Thotë se deri atëherë nuk ka pasur simptoma që mund të shkaktojnë dyshim, por dhimbja e fortë që e ka ndjenë në gjoksi, marramendja, pulsi i përshpejtuar ishin alarm që të kërkojë ndihmë mjekësore.

kalaba

„Nuk isha i vetëdijshëm se kam pasur bllokim i madh në të dy arterite, njëra është e zënë 90% ndërsa tjetra 95%. Mjekët nga Ohri me kanë dërguar në intervenim urgjent, sepse siç thonë ata në veten kam mbajtur një bombë. Për fat të mirë, e kam zgjedhur kardiokirurgun më të mirë, prof.. Dr. Nikoliq që më dhuroi një jetë të dytë. Sepse jam nga Manastiri, anëtarët e familjes sime nuk patën mundësinë që të më vizitojnë çdo ditë pas operacionit. Isha vet, por kurrë i vetmuar. Rreth meje gjithmonë kishte dikush që kujdeset për mua. Për mua ishte shumë më rëndësi prezenca e tyre dhe përkushtimi në këto momente. Patjetër duhet t’i lavdëroj të gjithë të punësuar në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ku kam marrë kujdes të përsosur. Falë tyre tani ndihem në mënyrë të shkëlqyeshme. Vetëm disa ditë pas intervenimit gjithçka kthehet në normalë. Njerëzit që më shohin përreth nuk bësojhnë se kam bërë operacion të zemrës dhe se kam dy bypassе. Dr. Nikoliq, Ju falënderoj për gjithçka”, tha pacienti i kënaqur Kalaba.