fbpx

ENIS BARDHI KA NDJEKUR NDESHJEN ME GJEORGJINË NË “ACIBADEM SISTINA” – GËZOHET SHUMË PËR PLASMANIN NË KAMPIONATIN EVROPIAN

13.11.2020

Për shkak të lëndimit në shpinë, futbollisti i ri i Reprezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi nuk kishte mundësi ta festojë suksesin historik së bashku me bashkëlojtarët e tij në Gjeorgjisë, por i ka përkrahur fort nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ku ishte trajtuar dhe ia kanë sanuar lëndimi.

Pas fitores dhe plasmanit në Kampionatin evropian thotë se gëzohet shumë për fitoren dhe bashkëlojtarët e tij të cilët kanë shkruar historinë duke bërë shtetin krenar.

“Gëzohem shumë për fitoren e reprezentacionit maqedonas. Ndeshjen e kam ndjekur nga dhoma spitalore në “Acibadem Sistina” dhe i kam përkrahur bashkëlojtarët e mi ndërsa dje për herë të parë nuk isha së bashku me ta për shkak të lëndimit. Doja të çohem për të luajtur. Kjo gjeneratë, këta djem dhe populli maqedonas merituan fitoren. Ishte një rrugë të gjatë, uroj Pandevin dhe të gjithë tjerët, jam i lumtur se do të jemi pjesë nga kampionati evropian. Urime për të gjithë djemtë dhe për selektorin të cilët dhanë maksimumin deri në fund dhe kanë shkruar histori”, tha Enis Bardhi.

Ai tani ndihet mirë falë trajtimit në “Acibadem Sistina” dhe traumatologut Dr. Mihajllo Ivanovski dhe specialistit në mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Dr. Anica Haxhi- Petrusheva Jankijeviq.

 

fudbaler Bardi

“Kisha dhimbje në shpinë dhe në kraharor, ndjeva ngërçe në muskuj por pas terapisë dhe trajtimit fizikal që mora në “Acibadem Sistina” pas tri ditëve ndihem shumë më mirë. Tani më mirë lëvizëm dhe nuk kam dhimbje, falënderoj mjekët dhe tërë stafin”, thekson Bardhi.

Dr. Ivanovski thotë se bëhet fjalë për një lëndim të vogël në shpinë që u ndodh gjatë trajnimeve dhe për fat të mirë nuk kishte nevojë për ndërhyrje më agresive tek pacienti.

“Pacienti u trajtua me analgjezi të mirë dhe terapi fizikale, tani është mirë dhe sot do të shkojë në shtëpi. Në marrëveshje me selektorin për një kohë të shkurtër do të fillojë me trajnimet”, thotë ai.

Terapia fizikale dhe rehabilitimi i pacientit ishin më të rëndësishëm për shërimin e tij që rezultuan me rezultate të shkëlqyeshme falë të cilëve do të kthehet në terrenin e futbollit me bashkëlojtarët e tij dhe do të ketë mundësi të luajë në ndeshjen e ardhshme në Bukuresht.

“Pas marrjes së terapisë analgjetike dhe ampulare menjëherë filluan përmirësimet tek pacienti, pas kësaj kemi filluar me terapi fizikale me ushtrimet adekuate për shërim të cilat i ka bërë me fizioterapeutin Dejan Parcanov. Pas 48 orësh pacienti ndihet shumë mirë, lëvizet në mënyrë normale dhe Enisi së shpejti do të kthehet në terren”, shpjegon Dr. Haxhi- Petrusheva Jankijeviq.

Enis Bardhi mezi pret të kthehet në terrenin sportiv. Ai pret që së bashku me bashkëlojtarët  e tij përsëri ta shkruajnë historinë më 13 qershor në Bukuresht dhe së bashku ta festojnë fitoren mbi Austrinë.

 

Budbaler bardi i d-r ivanovski