fbpx
DEPARTAMENTET

Kirurgjia digjestive

 

Përveç ndërhyrjeve digjestive të suksesshme nga ekspertë të provuar në këtë fushë, departamenti përfshihet gjithashtu në qendra të njohura për operimin e plotë të pankreasit dhe të mëlçisë. Profesionistët me përvojë shumëvjeçare kryejnë ndërhyrjet digjestive më të komplikuara. Ndërhyrjet janë kryer me një qasje minimale invazive (prerje të vogël), e cila mundëson shërim më të shpejtë, qëndrim më të shkurtër në spital dhe eliminimin e mundësisë së komplikimeve postoperative.

Kirurgjia gastrointestinale

Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve lidhur me stomakun dhe zorrët shënon progres të madh me përmirësimin e teknikave kirurgjike endoskopike dhe laparoskopike. Reparti ynë për kirurgji digjestive veçanërisht është i përkushtuar diagnistifikimit të hershëm, trajtimit kirurgjik endoskopik dhe laparoskopik të sëmundjeve të zorrës së trashë.

Trajtimi kirurgjik i mëlçisë, pankreasit dhe kanaleve të tëmthit

Me zhvillimin e dukshëm të onkologjisë viteve të fundit u hapën fusha të reja për punë në fushën e trajtimit të tumoreve të mëlçisë dhe pankreasit. Qasja gjatë diagnostifikimit dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve është shumë disciplinore, punojmë bashkë si ekip me specialistë nga radiologjia intervente, endoskopia dhe onkologjia.

Çfarë e veçon këtë departament nga të tjerët në rajon?

Reparti për kirurgji digjestive në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” është i strukturuar me qëllim që pacientëve t’u sigurohen shërbime spitalore dhe ambulatore, si dhe qendra urgjente që punojnë 24 orë në ditë. Misioni ynë është të krijojmë raport të pandashëm mes pacientit dhe mjekut dhe trajtim sa më efikas. Me punën tonë në cilëndo fushë, duke përfshirë edhe kirurgjinë minimale invazive dhe urgjente u bëmë sinonim për besim te pacientët dhe qendër kirurgjike numër një në rajon.

Në këtë repart, si dhe në ato tjerat në spitalin tonë çdo javë organizohet kolegjiumi profesional, ku bisedohet për të gjitha intervenimet dhe planifikohen operacionet që vijojnë. Këto mbledhje mbahen në prezencë të mjekëve nga më shumë reparte, me qëllim që të arrihet konsensus në vendimin për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve, e me këtë edhe mjekim më cilësor dhe më themelor.

Duke iu falënderuar numrit të madh të mjekëve me specialitete të ndryshme, “Acibadem Sistina” u bë pionier në rajon në kryerjen e intervenimeve mjaft minimale invazive, veçanërisht në fushën e kirurgjisë urgjente, operacionet e traktit digjestiv dhe kirurgjisë hepato-pankreatiko-biliare. Të gjitha intervenimet e sëmundjeve të zorrës së trashë dhe rektumit i kryejmë me teknologjinë më moderne. Ofrojmë terapi të ndryshme kur bëhet fjalë për pacientë të sëmurë nga hemorroidet, fistula dhe fisura.

Ekzaminimet radiologjike (kemoembolizimi, rëntgeni, ultra zëri, tomografia kompjuterike, rezonanca magnetike, angiografia, kolangiografia), endoskopia dhe biopsia perkutane përdoren në koordinim me specialistë relevantë nga këto fusha, me qëllim që të fitohet informatë më e saktë lidhur me planifikimin e trajtimit dhe kujdesin e pacientit.

 

 

Sëmundjet  dhe gjendjet të cilat trajtohen në departamentin e kirurgjisë digjestive

  • Karcinoma ezofageale dhe sëmundjet beninje
  •  Karcinoma e lukthit
  •  Trajtimi kirurgjik në sëmundjet e zorrës së hollë dhe obstruksionet te zorrët
  •  Zorra e trashë – tumoret rektale, sëmundjet inflamatore
  • Anomalitë anorektale: tumoret, hemorroidet, fisura anale, fistula
  •  Tumoret malinje dhe beninje, cistat e mëlçisë
  •  Verdhëza obstruktive
  •  Gurët dhe tumoret në traktin biliar dhe fshikëzën e tëmthit
  •  Cistat dhe tumoret e pankreasit
  •  Pankreatiti akut dhe kronik
  •  Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve të shpretkës
  •  hernia e murit abdominal dhe ijeve, hernia post operative
  •  Infektime të ndryshme të indit të butë

Në arritjen e rezultateve të dukshme pjesëmarrje të madhe ka edhe raporti i mjekëve nga Reparti për kirurgji digjestive me mjekët nga repartet tjera, si dhe teknologjia më moderne. Kujdesi intensiv kirurgjik ka pjesëmarrje të veçantë në këtë procedurë. Ekziston ekip shumë disiplinor që kujdeset për ushqimin e pacientëve kronik.

Mjekimi kirurgjik i shtimit në peshë – bajpas i lartë gastriti

Trajtimi kirurgjik në mjekimin e personave me peshë trupore ekstreme është metoda e vetme terapeutike, me të cilën arrihet humbja afatgjate e peshës trupore. Ekzistojnë më shumë teknika kirurgjike, por rezultatet më të mira arrihen me operacionin bajpas të lartë gastriti. Kjo ndërhyrje operative me sukses realizohet në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” me teknikën klasike kirurgjike dhe laparaskopi. Rezultatet nga ndërhyrja operative është e dukshme pas 12 muajve nga intervenimi, ku pesha trupore zvogëlohet edhe deri në 85%.