fbpx

TË GUXIMSHËM PARA SFIDËS ME KORONAVIRUSIN, RAJOVSKI DHE EKIPI I BIOLOGËVE ÇDO DITË PËRPUNOJNË GJITHNJË E MË SHUMË TESTE

30.04.2020

LabTim

Mundësia për të kontribuar në luftën kundër konronavirusit Covid -19, dashuria ndaj profesionit dhe mbështetjen që merr nga ekipi dhe personeli i laboratorit janë motivacioni i përditshëm për Sreqko Rajovski, magjistër në biologji molekulare përgjegjës për zbatimin e procesit të PCR detektimit molekuar të koronavirusit SARS-CoV-2 në Diagnostikimin molekular pranë degëve diagnostikuese të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Laboratori i spitalit “Acibadem Sistina” është i vetmi në të cilin kryhen të dy llojet e testeve për koronavirus- PCR testi molekular për detektim të koronavirusit dhe testi i shpejtë serologjik për detektim të antitrupave.

Rajovski thekson se pandemia e shkaktuar nga ky virus është thirrje e qartë për bashkimin tonë të qëllimshëm.

“Kam ndenje se të gjithë ne në një mënyrë të bashkuar japim provimin e njëjtë. Prandaj procedurat dhe përgjigjet duhet të harmonizohen, ndërsa ne të bashkëpunojmë, vetëm kështu rezultati i fundit do të dalë me sukses të përbashkët pozitiv”, thotë ai.

Ai shpjegon se procesi për përpunimin e PCR testeve molekulare për detektim të virusit zhvillohet nëpër faza dhe zgjat më gjatë, dmth. procedura për rezultatin e fundit zgjat disa orë. Në laboratorin e SK “Acibadem Sisrina” numri i përpunimit të testeve është i zmadhuar dyfish nga 24 në 48 mostra në ditë. Vetëm në spitalin tonë kryhet lloji i ri i PCR testit molekular që është urgjent dhe zbatohet për pacientët që duhet të hospitalizohen me çka numri total i testeve që kryhen  gjatë ditës është 72.

Ai thotë se çdo ditë në laboratorin është dinamike dhe dallohet nga të tjerat. Sipas tij, pandemia me Covid-19, vërteton rëndësinë e degëve diagnostikuese në shëndetësinë.

“Për mua dhe ekipin tim është sfidë të punohet për këtë problematikë. Jemi të lumtur për rolin që kemi. E dimë se degët diagnostikuese në shëndetësinë veprojnë në sfond, por sot mendoj se u bëmë të barabartë dhe më të bashkuar, veprojmë së bashku në emër të shëndetit publik duke përballuar virusin me përmasa pandemike”, thotë ai.

NË LABORATORIN JEMI MBROJTUR MAKSIMALISHT- RREZIKU NGA INFEKSIONI ËSHTË MINIMAL

Në laboratorin diagnostikues të Spitalit “Acibadem Sistina” tërësisht respektohen dhe zbatohen protokollet dhe rekomandimet e propozuara nga OBSH për punë me këtë lloj të virusit të lartë patogjen.

“Rreziku ekziston, por me kushte të organizuara mirë, me pajisje të siguruar laboratorike dhe mbrojtëse dhe me profesionalizmin e lartë  gjatë punës ne jemi pa brengë dhe rreziku për infeksion është minimal. Me fillimin e zbatimit të testeve molekulare asnjë pjesëmarrës gjatë procesit nuk u infektua me virusin që për në është shenjë pozitive. Ky është vërtetimi pozitiv se veprojmë në mënyrë të sigurte dhe profesionale”, thekson Rajovski.

Me përkushtim të plotë ndaj procesit punues edhe pse mbetemi pas përfundimit të orarit të punës, ai thotë se në fund të ditës ndjen vetëm kënaqësi nga puna sepse mund të ndihmojë në këto kushte. Koleget e ekipit dhe mbështetjen që ai e merr çdo ditë prej tyre dhe familjes për të është motivacioni më i madh.

“Unë dhe ekipi im jemi krenarë që punojmë në detektimin e koronavirusti dhe që mund të ndihmojmë në këto periudha të rënda. Mbështetjen që e marr prej tyre çdo ditë kur vij në laboratorin, bashkëpunimi gjatë tërë procesit, dhe në fund të ditës pas përfundimit të obligimeve të punës, përshëndetjet dhe energjinë që kemi shkëmbyer edhe pse jemi të lodhur janë motivacioni më i madh. Sot nëse dikush me pyet kush janë heronjtë, për mua sot është ekipi im, ata janë heronjtë e mi”, thotë Rajovski.