fbpx

SPITALI DITOR NË “ACIBADEM SISITNA” ME KAPACITETE TË ZGJERUARA

09.12.2021

Spitali ditor në Qendrën Emergjente në “Acibadem Sistina” është i hapur 24 orë në ditë, çdo ditë të javës dhe mbulon të gjitha gjendjet emergjente tek personat e rritur. Me kapacitete të reja dhe të zgjeruara në 8 blloqe të veçanta Covid-19 save, tek pacientët zbatohen të gjitha procedurat diagnostike dhe ndërhyrjet e nevojshme me kontroll dhe siguri maksimale. Në spitalin ditor pacientët marrin terapinë e duhur, monitorohen rregullisht dhe sipas gjendjes së tyre merren masa për shtrimin e tyre në repartin e duhur ose lëshimin e tyre nga spitali nëse gjendja përmirësohet dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk kërkon trajtim tjetër shëndetësor shtesë. Në spitalin ditor pacientët hyjnë përmes hyrjes së veçantë në Qendrën emergjente, ndërsa qëndrimi është i kufizuar në 6 orë.