fbpx

Ekipi i “Acibadem Sistina” duke dhënë këshilla profesionale mori pjesë në konferencën PROFEMINA 2021

09.12.2021

Dr. Aleksandar Sajkovski, pediatër dhe Mr. Ana Antovska, nutricioniste si përfaqësues nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë në konferencën e pestë rajonale PROFEMINA 2021.

Në temën “Infeksionet janë sfidë- shëndeti është qëllim”, Dr. Sajkovski foli për mbajtjen e imunitetit dhe për rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve, si dhe për sprehitë që mund të ndihmojnë përforcimin e imunitetit. Në panel diskutimin e dytë mori pjesë Mr. Ana Antovska, nutricioniste, e cila foli për rëndësinë e bakterevee mira dhe lidhjen midis shëndetit, imunitetit, bukurisë dhe probiotikëve. Antovska theksioi rëndësinë e marrjes së ushqimit të freskët, organik, dhe suplementeve probiotike.

 

Profemina është një konferencë rajonale që organizohet në disa vende, ndërsa përmes zhvillimit të panel diskutimeve në fokus janë temat lidhur me shëndetin, bukurinë dhe maternitetin. Në Maqedoni, kjo konferencë zhvillohet për të pestën herë, ndërsa qëllimi është që publiku t’i dëgjojë mendimet profesionale nga aspektet e ndryshme.