fbpx

NË “ACIBADEM SISTINA” DO TË OPEROHEN PACIENTË NGA SHQIPËRIA NË DEPARTAMENTIN E KARDIOKIRGJISË: NJË DELEGACION NGA SHQIPËRIA VIZITOI SPITALIN TONË

04.12.2021

Pacientët me probleme kardiokirurgjikale nga Shqipëria do të vijnë për t’u trajtuar në Spitalin klinik „Acibadem Sistina“. Interesimi për kryerjen e operacioneve më të vështira kardiokirugjikale te qytetarët e Shqipërisë në “Acibadem Sistina” vjen për shkak të renomës së dëshmuar të spitalit në këtë fushë në tërë rajonin duke pasur parasysh ekspertizën, por edhe për shkak të teknologjisë dhe pajisjes moderne në zbatimin e praktikave më të fundit botërore në kryerjen e operacioneve. Mjekë dhe ekspertë shëndetësor nga Shqipëria vizituan sot Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.Qëllimi i vizitës është që të njihen me ambientet dhe kushtet e Qendrës së Kardiokirurgjisë Pediatrike në “Acibadem Sistina”, e cila u bë një qendër referente për operacionet e këtilla në Ballkan, si dhe kardiokirurgjisë adulte, e cila konsiderohet si një nga qendrat kardiokirurgjikale më të njohura në këto zona. Ky do të jetë një lloj zgjerimi i disponueshmërisë së shërbimeve të kardiokirurgjisë së “Acibadem Sistina” për pacientët nga Shqipëria, pasi këtu rregullisht trajtohen pacientët nga Kosova.

CAN

Aleksandar Nikoliq, shefi i kardiokirurgjisë adulte dhe Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, shefi i kardiokirurgjisë pediatrike, thonë se ky është një hap i rëndësishëm për “Acibadem Sistina”, por edhe një dëshmi për cilësinë. Nga ana tjetër, besimi nënkupton mundësi që shumë njerëz nga ky shtet fqinj të marrin kujdesin e nevojshëm këtu, në vend që të trajtohen në vendet e tjera të huaja.

CAN

“Për ne është shumë e rëndësishme që vijnë kardiologët më të mirë nga Shqipëria. Ata patën dëshirë për t’u njohur me punën tonë. Kjo është vetëm dëshmi se vendi ynë renditet shumë lart në rajon. Qëllimi është të arrihet një bashkëpunim i madh, i cili do të rezultojë me ardhjen e pacientëve nga Shqipëria të trajtohen këtu. Ndryshe, unë dua të them se nuk ka shumë shembuj kur vjen një delegacion nga një vend në këtë mënyrë për t’u njohur me punën e një spitali privat. Kjo dëshmoi edhe një herë vendin dhe reputacionin që ka spitali ynë”, tha Prof. Dr Nikoliq.

Doc.Dr. Çadikovski, i cili është një nga kardiokirurgët më të njohur për fëmijë në rajon shpreson që ky bashkëpunim do të realizohet, sepse do të sjellë përfitime për pacientët e Shqipërisë.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim të thellohet dhe të kemi mundësi që të kujdesemi për një numër të madh fëmijësh nga Shqipëria, ashtu siç bëjmë me fëmijët nga Kosova. “Acibadem Sistina” është një spital serioz, veçanërisht Departamenti i Kardiokirurgjisë Pediatrike, i cili ofron kujdes më cilësor”, tha Doc.Dr. Cadikovski.

CAN

Mjekët dhe ekspertët nga Shqipëria u befasuan nga investimi i Grupacionit “Acibadem” në një spital me një infrastrukturë moderne, të cilin, siç deklaruan, nuk e gjen në disa nga vendet më të zhvilluara.

“Unë jam i mahnitur nga kompetencat profesionale të stafit që punojnë këtu. N prezantuan arritjet e tyre të punës nëpër vite. Një garanci për pacientët të cilët mund të trajtohen në “Acibadem Sistina” në Shkup me mjaft profesionalizëm nga ana e mjekëve dhe një shërbim të shkëlqyer. Mendoj që kjo është një eksperiencë mjaftë të vlefshme për t’u parë dhe për t’u ndjekur si nga pjesa e Shqipërisë dhe Kosovës me zhvillimin  infrastrukturor që është bërë kohëve të fundit. Kam bindje që do të jetë një akses më i madh në shërbimin cilësor shëndetësor në rajon. Më vjen shumë mirë edhe në drejtim të sigurimeve shëndetësore që edhe në sferën e sigurimit shëndetësor këtu qasja deri te shërbimi cilësor është më e lehtë aksesimi i shërbimeve cilësore pasi paguhen këto shërbime, gjë që në Shqipëri nuk është mundur”, tha Qamil Dika, zëvendës drejtori i Institutit për Sigurimin shëndetësor.