fbpx
Qendra te specializuara

Qendra e lazerit

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” punon qendra ekskluzive për lazer, e cila në mënyrë joinvazive ofron zgjidhje efikase për shumë probleme të lëkurës, sistemit urinar, si dhe për problemet shëndetësore  gjinekologjike dhe estetike. Është i pajisur me teknologjinë më të re të lazerit, i cili me fuqinë e tij teknologjike mundëson trajtim të shpejtë, efektiv, pa dhimbje dhe pa komplikime apo efekte anësore. Sistemi i lazerit vepron drejtpërdrejtë në zonën e synuar për tu trajtuar, pa i dëmtuar indet përreth, ndërkohë që efektet janë të njeshme menjëherë pas trajtimit të parë. Me pajisjet e saj teknologjike, me ekspertizën dhe përvojën, qendra e lazerit është qendra e vetme e specializuar e këtij lloji në rajon.

Mbikqyrje profesionale nga ekspertë të lartë

Në qendrën për lazer punon një ekip me prfesionalizëm të lartë, specialist në fushën e dermatovenerologjisë, gjinekologjisë dhe kirurgjisë, me experience shumëvjeçare në këtë fushë. I gjithë ekipi është i edukuar dhe trajnuar për të punuar me lazer, në qendrat mjekësore të njohura në mbarë botën.

Siguri dhe efikasitet në trajtim

Çdo pacient merr një plan të trajtimit individual nën mbikqyrjen e mjekut ekspert. Kjo mënyrë ofron efikasitet dhe siguri, si dhe mbrojtje kundër shfaqjes së komplikimeve të mundshme dhe efekteve anësore. Prandaj është shumë e rëndësishme që trajtimet me lazer të kryhen në qendra përkatëse mjekësore. Çdo punë joprofesionale e kryer me lazer dhe puna në kushte të papërshtatshme, mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin tuaj.

Gjinekologjia

Lazeri më bashkëkohorë Еr:YAG i shpejtë, pa dhimbje dhe pa komplikime, jep rezultate të përkryera në trajtimin e një numri të madh problemesh shëndetësore dhe estetike gjinekologjike. Puna e këtij lazeri bazohet në stimulimin e pabalancuar fototermik të krijimit të një kolagjeni të ri dhe rimodelimit të tij në pjesën e murit të vaginës, hyrjen e vaginës dhe indit rrethues në hyrjen e uretrës (vestibulum).

Përtëritje vaginale

Lazeri revolucionar jep rezultate të shkëlqyera për pacientët me atrofi të vaginës (thatësi të vaginës dhe vulvës). Me anë të trajtimit, arrihet krijimi i kolagjenit të ri dhe vaskularizim i pasuruar me murin e vaginës. Pas trajtimit, simptomat e thatësisë, djegies dhe dhimbjes, zhduken.

Trajtimi i stres-inkontinencës

Trajtimi me lazer është një zëvendësim për trajtimin kirurgjik, përsa i përket shkallës së lehtë dhe të mesme të stres-inkontinencës. Me anë të trajtimit arrihet krijimi dhe rimodelimi i kolagjenit të ri, gjë e cila rezulton me normalizimin e funksionit të mbajtjes së urinës në fshikëz.

Trajtimi i sindromit të relaksimit vaginal

Trajtimi me lazer trajton me sukses problemin e relaksimit në pjesën e pelvisit dhe kanalin vaginal. Pas trajtimit, kanali vaginal shtrëngohet dhe trashet.

Lazeri Еr:YAG FOTONA XS DYNAMIS përdoret edhe për trajtimin e: ndryshimeve CIN, lythave gjenitalë, ndryshimeve beninje në vulvë, intervenimeve korrektuese (plastike) në vulvë, Cystocellae (uljes apo zbritjes së fshikëzës së urinës).

Dermatologjia estetike

Falë lazerit dermatologjik më bashkëkohorë, të gjitha mungesat dhe problemet me lëkurën trajtohen me shumë sukses. Janë në dispozicion trajtimet për rinimin, tërheqjen dhe forcimin e lëkurës, për trajtimin e rrudhave, akneve, strive, skuqjes dhe pigmenimeve në lëkurë. Pas trajtimit lëkura bëhet e butë dhe e ndritur. Qendra e lazerit ofron zgjidhje afatgjatë përsa i përket qimeve të padëshiruara me anë të lazerit i cili përdoret për kryerjen e epilimit. Përveç procedurave estetike në lëkurë, disponohet edhe venat dhe kapilarët sipërfaqësorë. Sistemi i lazerit Nd:YAG do t’ju ofrojë që të çliroheni edhe nga problemet kozmetike, të cilat shkaktohen nga zgjerimi i venave dhe kapilarëve në trupin tuaj. Trajtimi është I shpejtë, efektiv, dhe jep rezultate të përkryera tek të gjitha llojet dhe ngjyrat e lëkurës.

Urologjia

Qendra është e pajisur me teknologji lazer e cila siguron trajtim efikas dhe jo invaziv të gurëve urinarë dhe prostatës së zgjeruar. Sistemi i lazerit Holmium tepër i sofistikuar në mënyrë minimalisht invazive do t’ju çlirojë nga problemet e shkaktuara, nga gurët në traktin urinar. Rrezja e lazerit vepron drejtpërdrejtë në gurë, e thërrmon atë në copëza të vogla, pa dëmtuar indet e shëndetshme përreth dhe pa shkaktuar vale tronditëse. Përvoja e derimëtanishme kanë treguar se lazeri Holmium është efektiv pavarësisht nga madhësia, pozicioni, fortësia dhe përbërja e gurit. Gjithashtu jep rezultate të shkëlqyera edhe tek pacientët të cilët kanë numër të madh të gurëve.