fbpx

Simpoziumi i mbajtur mbi temën ‘Përqasje e avancuar në trajtimin e patologjisë spinale’

20.12.2014

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ mbajti simpoziumin mbi temën ‘Përqasje e avancuar në trajtimin e patologjisë spinale’.

Simpoziumi u drejtua nga specialistët kryesor të Qendrlës Spinale të ‘Acibadem Sistina’. Përqasja multidisiplinare në punë u përfaqësua nga prezantime të shumta profesionale të cilat përfshinin të gjithë patologjinë spinale. Një theks i veçantë u vendos në diagnostikimin si dhe në përqasjet e ndryshme të trajtimit tek disa sëmundje të caktuara të shtyllës kurrizore dhe të palcës kurrizore.

I ftuari ynë special i cili mbajti fjalim ishte Prof. Dr. Ahmet Alanay, një specialist në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë, të Grupimit shëndetësor ‘ACIBADEM’ , i cili prezantoi arritjet më të fundit në kirurgjinë spinale për fëmijët.

Këto fjalime u ndoqën nga mbi 150 doktorë nga vendi dhe rajoni, të cilët u përfshinë në mënyrë aktive me pyetjet, qëndrimet dhe mendimet e tyre. Simpoziumi është i akredituar nga Shoqata Mjekësore e Republikës së Maqedonisë. 

www.spine.mk

 

[widgetkit id=26]