fbpx

Pirja e duhanit vret burrërinë, paraqituni tek mjeku në mënyrë preventive

28.11.2018

15 % në nivel botëror  çdo vit rritet ndërgjegjësimi tek meshkujt për shëndetin e tyre, thot Dr. Daniel Petrovski, urolog, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Gjithësesi, doktori apleon të rinjtë por edhe meshkujt e të gjitha moshave, që të paraqiten tek mjeku për kryerjen e kontrolleve  në mënyrë preventive, pasi zbulimi në kohë i sëmundjes mund të shërohet 100%. Muaji nëntor është muaji kushtuar shëndetit mashkullor, i njohur si “Movember” kur meshkujt mbajnë mustaqe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj rrezikut të sëmundjeve të testiseve, fshikëzës së urinës dhe prostatës. Gjatë këtij muaji flitet shpesh për këto probleme shëndetësore edhe pse Dr. Petrovski thotë se zbulimi në kohë i këtyre sëmundjeve është vendimtarë për trajtimin e tyre.

“Për vite me rradhë, i kemi dhënë theks të veçantë këtë muaji dedikuar shëndetit të meshkujve. Nuk duhet të jetë vetëm ky muaj, është mirë që në çdo kohë të kryeni kontrollet e nevojshme. Sigurisht, të gjithë qytetarët, të rinjtë dhe të moshuarit duhet të kryejnë kontrolle preventive tek mjeku. Nëse vëreni  simptoma, nuk duhet të heshtni, kërkoni ndihmën e mjekut. Simptomat si dhimbje, rritja e temperaturës, probleme me urinimin, duhet të jenë shenjë alarmi për paraqitjen tuaj tek mjekur, tek mjeku i familjes apo tek mjeku urolog për të përcaktuar  saktësisht për çfarë bëhet fjalë.”, thotë Dr. Petrovski.

Ai thekson se vitet e fundit, 10-15% është rritur ndërgjegjësimi tek pacientët përsa i përket shëndetit mashkullor. Gjithashtu shprehet se ekziston një përqindje e pacientëve të cilët paraqiten për kryerjen e kontrolleve në fazë shumë të vonë, megjithatë, kjo përqindje edhe pse ngadalë, përsëri është në ulje.

Të ashtuquajturat sëmundjet mashkullore shfaqen edhe tek të rinjtë. Në periudhën e çrregullimeve të  pubertetit, mjeku këshillon që të tregohet kujdes i veçantë  zhvillimit të testiseve, dhe çdo ndryshimi të shfaqur. Sëmundja më e zakonshme është tumori i testiseve. Shpesh ndodh që pacienti të mos paraqitet tek mjeku në kohë për shkak të ndrojtjes, apo sepse pacienti i ri nuk i ka informuar në kohë prindërit për problemin e tij.

Tek personat më të moshuar bëhet fjalë për sëmundjen e prostatës

“Të rinjtë janë më të vetëdijshëm dhe menjëherë paraqiten tek mjeku. Gjithësesi, kur bëhet fjalë për kancerin e testiseve tek të rinjtë, ka raste kur pacientët janë të ndrojtur dhe nuk tregojnë për problemin që kanë, ndërkohë që tumori rritet deri në disa centimetra. Tek personat më të mëshuar, sëmundjet më të zakonshme janë kanceri i prostatës dhe kanceri në fshikëzën e urinës. Duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë simptomave. Në rast se keni prani të gjakut në urine, duhet menjëherë të paraqiteni tek mjeku.”, thotë Dr. Petrovski.

Studimet kanë treguar se pirja e duhanit vret burrërinë si dhe shkakton shfaqjen e tumoreve serioze, veçanërisht në fshikëzën e urinës. Nikotina konsiderohet të jetë shkaku kryesor.

Për zbulimin e kancerit të prostatës bëhet tumor-marker. Në rast se vlera e PSA (tumor-markerit) në gjak është më e lartë se parametrat e lejuara,  menjëherë nisin ekzaminimet e tjera shtesë. Dr. Daniel Petrovski, urolog, thotë se më të rrezikuar janë meshkujt të cilët janë në kontaktë me kimikate, benzinë, naftë, punonjësit në industrinë e lëkurës dhe profesione të tjera të ngjashme.

MOS LËR VETËM MUSTAQE, POR PARAQITU PËR KRYERJEN E KONTROLLEVE

Lëvizja “Moveber” tashmë është rritur në një aktivitet  global humanitar, iniciativa e të cilës konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur me shëndetin e meshkujve. Gjatë muajit nëntor, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka formuar një ekip me qëllim mbajtjen e seminareve  për moshat e ndryshme të meshkujve, të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin dhe përmirësojnë shëndetin e tyre. Ekipi i ekspertëve pati takim me  Njësinë speciale të MVR- “Tigrat”, si dhe me punonjësit e Qendrës Sportive Synergy Fitness & Spa dhe punonjësit e Olympia Motors. Mesazhi kryesor që u dërgua në këtë seminar është se  edukimi dhe ekzaminimet e rregullta mund të shpëtojnë jetën!