fbpx

Pas një lëndimi të rëndë në gju, lojtari i hendbollit Borozan trajtohet në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

23.11.2018

Pas një lëndimi të rëndë dhe të rrallë në gju, një ndër lojtarët më të mirë të klubit të hendbollit “ Vardar”  Vuko Borozan, këto ditë  po merr trajtimin e tij në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të traumatologëve Dr. Mihajlo Ivanovski, Dr. Boroslav Iliev, në bashkëpunim me Dr. Mirjana Petrovska, anesteziologe, lojtari malazez i dha zgjidhje problemit të tij të shkaktuar nga lëndimi i rëndë dhe i rralë në pjesën e gjurit.

“Ndërhyrja u shty për shkak se menduam se do të ishte në gjendje të luante  deri në fund në Ligën e Kampionëve, por, për fat të keq, lojtari pësoi bllokim të gjurit para ndeshjes me Barcelonën dhe duhej të intervenohej menjëherë.  Bëhej fjalë për lëndimin e kërcit të shoqëruar me dhimbje të forta në gju dhe me pamundësi për të lëvizur.  Tani vijon periudha e rehabilitimit prej dy deri në tre muaj, pas të cilave shpresojmë se do ti rikthehet fuqushëm në terren. Kjo është lëndim i kërcit që shoqërohet me dhimbje të rënda në gjunjë dhe paaftësi për të lëvizur. Tani ka një periudhë rehabilitimi prej dy deri tre muajsh, pas të cilës presim fuqi të plotë për t’u kthyer në terren “, thotë Dr. Mihajlo Ivanovski.

“Në “Acibadem Sistina” vjen dhe largohesh me buzëqeshje”

Borozan shprehet se ka përvoja shumë të mirë me spitalin “Acibadem Sistina”. Në muajin shtator bashkëshortja e tij Iva solli në jetë vajzën e tyre Talia. Sportisti malazez është shumë i kënaqur me trajtimin e marrë nga i gjithë stafi i spitalit, ai thotë se këtu vjen dhe largohesh me buzëqeshje.

“Jam shumë i kënaqur nga Dr. Mihajlo Ivanovski, i cili ka merituar besimin e plotë të lojtarëve të ekipit të klubit “Vardar”. Lëndimin e kemi  zbuluar në muajin Gusht, por vendosëm që të përballoja deri  më 3 dhjetor, deri në periudhën që do të zgjaste Liga e kampionëve. Plani ishte që intervenimi të kryhej gjatë periudhës së pushimit në mënyrë që të mund të kthehesha në pjesën e dytë të sezonit, por gjithsesi, gjërat nuk shkuan sipas planit të parashikuar.”, thotë Borozan.

Për vetëm 10 ditë, tre lojtarë  të lënduar kanë marrë trajtimin e tyre në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Të gjithë janë të “njëzëri” se ky është ekipi më i mirë dhe më profesional në rajon.