fbpx

Një ekip ekspertësh në krye me kardiokirurgun Dr. Çadikovski operoi vogëlushin Vasilij. Në “Acibadem Sistina” ka shpresë për jetën e kësaj foshnje të lindur para kohe

17.07.2020

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, një ekip ekspertësh të kardiologjisë në krye me kardiokirurgun Dr. Vladimir Chadikovski, i vetmi kardiokirurg për fëmijë me licencë në vend e operoi vogëlushin Vasilij. Foshnja për të cilën publiku mësoi përmes thirrjeve të nënës për ndihmë, ka lind në javën e 27 të gestacionit me peshë nga vetëm një kilogram. Ai kishte disa probleme shëndetësore, mes tyre edhe kanali i hapur në zemër me mushkëritë ose duktus arteriozus perzistens. Pas lindjes kanali duhet të mbyllet në mënyrë spontane, por në rastin e Vasilijit kjo nuk ndodh për shkak se është lindur para kohe. Duktusi i ka ngarkuar mushkëritë e tij dhe pas ekzaminimeve në “Acibadem Sistina” u vëretuta se duhet të mbyllet në mënyrë kirurgjikale.

Vogëlueshi Vasilij merr shum dashuri prej prindërve, veçanërisht nga nëna e tij, e cila ende nuk e ka marrë në përqafimin e saj. Ai ende nuk e di se pikërisht dashuria e çon përpara, Vasilij mori shansin e tij në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Dr. Çadikovski thotë se ndërhyrja kaloi mirë, edhe pse gjatë këtyre ndërhyrjeve të këtyrë foshnjave ka disa gjëra problematike.

DetskaKardiohirurgija

“Bëhet fjalë për një foshnje që nuk është e pjekur, me një peshë të ulët trupore që nuk lejon manipulim jashtë inkubatorit ose jashtë ambientit të tij ideal. Manipulimi jashtë inkubatorit çon në ftohjen e tij të shpejtë dhe shumë ekstrem, acidozë dhe deri në vdekjen e mundshme. Së dyti, indi që operohet është shumë i ndjeshëm dhe shumë lehtë mund të shkatërrohet dhe të derdhë gjak, për këtë arsye kryhet në mënyrë minimalisht invazive dhe së treti rrjedha postoperative është gjithashtu e vështirë dhe kërkon një qëndrim të gjatë në kujdesin intensiv, thotë Dr. Çadikovski.

Aktualisht fëmija qëndron në kujdesin intensiv neonatal.

“Ndërhyrja kaloi mirë pa asnjë problem kirurgjikal dhe fëmija gjendet në Departamentin e Kujdesit intensiv neonatal ku ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe mjekët e njësisë së kujdesit intensiv neonatal kujdesen për rrjedhën postoperative të foshnjës. Për momentin ai është në gjendje stabile dhe ngadalë bëhet vining që të mund të marrë frymë në mënyrë të pavarur pa përkrahjen e ventilimit mekanik”, shton Dr. Çadikovski.

Nga nëna Emilija Jovanoska për mjekun dhe ekipin e tërë ka vetëm lavdërime. Dëshpërimi i saj tani u zëvendësua me një shpresë.

“Dr. Çadikovskit me ekipin e tij, në të cilin të gjithë janë profesionistë të shkëlqyeshëm e ka kryer operacionin që kaloi pa asnjë komplikim. Falënderojmë ekipin e Pediatrisë dhe ekipin e Dr. Çadikovskit. Kjo ndërhyrje mbulohet nga Fondi, dhe falënderoj të gjithë për donacionet që do të jenë për shpenzimet e tjera. Me këtë, vogëlushit Vasilij iu mundësua suksesi gjatë luftës, thotë Jovanoska.

Ndërhyrja në tërësi mbulohet nga FSSHM, dhe me këtë ndërhyrje problemi i tij në zemër u zgjidh. Fëmija ka edhe probleme të tjera shëndetësore, por nga spitali “Acibadem Sistina” thonë se ai ka mbështetjen e ekipit të pediatrisë së spitalit.

Vasilij ka lind më 14 maj. Askush nuk mbeti indiferent ndaj historisë së tij ose trishtesës së nënës së tij. Sidoqoftë, “Acibadem Sistina” i dha shpresë.