fbpx

NË FAMILJEN NUSHEVI ERDHI NË JETË MIHAILI, LUFTËTARI MË I MADH NË FAMILJEN E TYRE

20.01.2024

Jeta është e paparashikueshme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë papritmas në një çast. Thonë, askush nuk e di se çfarë i sjell e nesërmja, ndërsa këtë më së miri e di 29-vjeçarja nga Shkupi, Angella Nusheva, nënë e dy fëmijëve. Në periudhën më të lumtur të jetës së saj, plot emocione të bukura që sjellin mëmësia dhe shtatzënia, ajo përjetoi edhe anën tjetër në të cilën një orë duket një përjetësi, momente të mbushura me frikë dhe pasiguri.

CAN

LINDJE E PARAKOHSHME NË JAVËN E 27-TË TË SHTATZËNISË

Për monitorimin e zhvillimit të shtatzënive dhe për lindjet, zgjedhja e saj e parë pa hezitim ishte spitali klinik “Acibadem Sistina”, ndërsa në specialistin e gjinekologjisë dhe obstetrikës Dr. Nikolla Pançevski kishte besim të plotë dhe ai i ka monitoruar shtatzënitë e saj prej fillimit. Ashtu si e para, edhe shtatzënia e saj e dytë ishte krejtësisht normale dhe e kontrolluar rregullisht. Pikërisht gjatë një ekzaminimi rutinë në javën e 24-të të shtatzënisë, Dr. Nikolla Pançevski ka vërejtur shkurtimin e qafës së mitrës dhe prolapsin e qafës së mitrës në kanalin e qafës së mitrës dhe për këtë shkak ai ka vendosur indikacion për vendosjen e serklazhit, d.m.th. për qepjen e qafës së mitrës. Pas ndërhyrjes, Angella mori rekomandim për pushim të rreptë.

“Kontrollet për monitorimin e shtatzënisë i kam kryer rregullisht në spitalin klinik “Acibadem Sistina” tek Dr. Nikolla Pancevski. Të gjitha ekzaminimet dhe kontrollet i kam bërë tek ai, kam shumë besim tek ai dhe në ekspertizën e tij. Ai është një profesionist i madh, por nuk është vetëm mjek, por edhe mik dhe këshilltar. Ai bëri një ndërhyrje serioze për qepjen e qafës se mitrës. Ndërhyrja u krye me sukses dhe më lëshuan në shtëpi me rekomandim për pushim të rreptë”, thotë Angella.

Kjo periudhë, siç thotë Angella, ishte një eksperiencë e re për të, pasi nuk kishte probleme me shtatzëninë e parë. Në javën e 27-të të shtatzënisë së dytë në orët e hershme të mëngjesit, ajo ka ardhur me urgjencë në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, pasi i shpërthyen ujërat dhe e kanë shtruar menjëherë në spital.

“Në Departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës më pranoi Dr. Mlladen Risteski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe më  shtroi menjëherë në spital. Ma kanë dhënë terapinë e nevojshme dhe kam marrë edhe një dozë për pjekjen e parakohshme të mushkërive të bebes. Gjate kësaj periudhe mendova pozitivisht dhe shpresova se do të duroja edhe një javë për ta marrë dozën e dytë për pjekjen e parakohshme te mushkërive të bebes, por membranat nuk duruan, biri ynë Mihail vendosi të na gëzojë shumë më herët dhe më 12.9.2023 në orët e hershme të mëngjesit kam lindur birin tim në javën e 27-të të shtatzënisë, ndërsa aktin e lindjes e udhëhoqi Dr. Mlladen Risteski. Kam lindur në mënyrë natyrale, shumë lehtë, shpejt dhe pa anestezion”, thotë Angella.

XHAMI I INKUBATORIT ISHTE E VETMJA PENGESË QË I NDANTE

Zhvillimi dhe përparimi i një fëmije të lindur para kohe sjell shumë sfida. Foshnjat e lindura para kohe janë luftëtarë që nga momenti i parë kur hyjnë në këtë botë, luftojnë për jetën e tyre dhe njëkohësisht janë sfida më e madhe për mjekët dhe infermierët. Vogëlushi Mihail ka lindur me peshë të lindjes nga 1000 gramë dhe me gjatësi 36 centimetra dhe pas lindjes është vendosur menjëherë në Departamentin e Kujdesit intensiv neonatal për shkak të rreziqeve të prematuritetit ku për gjendjen e tij është kujdesur ekipi i neonatologëve. por mjekja përgjegjëse për të, që nga lindja deri në daljen nga spitali ishte Dr. Natasha Najdanovska Allulloska, specialiste e pediatrisë, neonatologe.

EKIPI I “ACIBADEM SISTINA” DËRGOI MIHAIL NË SHTËPI

Pas 46 ditëve qëndrimi në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal, Mihaili u lëshua nga spitali. Prindërit e tij dhe motra e tij Antonija padurim kanë pritur për ta marrë në krahët e tyre.

“Erdhi dita kur mund të them se momentet e pasigurisë, pritjes dhe frikës janë mbrapa neve. Kemi bësim në fëmijën tonë, besuam se do ta fitojë këtë beteje. Falë profesionalizmit dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor ishim të përgatitur për këtë sfidë të madhe. Besimi i madh që kishim tek mjekët dhe infermierët, të cilët kujdeseshin për Mihailin gjatë gjithë kohës, mbështetjen që na kanë dhënë, pritja e tyre me një buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe anëtarët e familjes sonë na dhanë forcën për të qenë pozitivë gjatë tejkallimit të kësaj periudhe.I jemi jashtëzakonisht mirënjohës doktoreshës Natasha Najdanovska Allulloska, e cila ishte gjithmonë në dispozicion për ne dhe kishte një përgjigje për çdo pyetje lidhur me gjendjen e Mihailit gjatë qëndrimit të tij në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal”, thotë Angella.

Dita e përvjetorit të martesës së tyre (12 shtator) për Angellën dhe bashkëshortin e saj Angell fitoi edhe më shumë rëndësi këtë vit, sepse në këtë ditë fituan gëzimin e tyre të dytë, Mihail. Motra e tij Antonija priste me padurim dhe me gëzim të jashtëzakonshëm vëllain e saj të vogël para derës së Departamentit të Kujdesit Intensiv Neonatal për ta përqafuar dhe më në fund ta marrë me vete në shtëpi.