fbpx

Mjekët e “Acibadem Sistina” si ligjërues dhe organzatorë të kursit të parë “Kursi i politraumës” 

12.06.2023

Më 8 dhe 9 qershor në Shkup u mbajt kursi i parë “Kursi i politraumës me pjesëmarrje ndërkombëtare, i cili synon të kombinojë njohuritë e kirurgëve të përgjithshëm, traumatologëve, ortopedëve, neurokirurgëve, intensivistëve, fiziatristëve… Kursi përfshin trajtimin e plotë të një pacienti me politraumë (ndihma e parë, qendra emergjente, kujdesi intensiv, trajtimi në repartin e kirurgjisë, rehabilitimi) dhe ligjëratat, diskutimet e rasteve dhe ushtrimet praktike u përfshinë. Në mesin e ligjëruesv ishin ekspertë nga Zvicra, Gjermania, SHBA, Izraeli, Shqipëria. Kursi është i certifikuar dhe i udhëhequr nga një grup ndërkombëtar ekspertësh. 

politrauma

Në organizimin e kursit mori pjesë edhe Spitali klinik “Acibadem Sistina” me katër ligjërues, Prof. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska (kirurgë traumatologë), Doc. Dr. Darko Sazdov (anesteziolog intensivist) dhe Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankijeviq (fiziatrist). Përvoja e tyre në trajtimin e pacientëve në gjendje më të rëndë, me politraumë, kontribuoi në arritjen e qëllimit të kursit, duke theksuar prioritetet dhe rëndësinë e qasjes multidisiplinare. Rezultatet e paraqitura dëshmojnë se spitali ndjek protokollet botërore në trajtimin e pacientëve me politraumë, me sukses të barabartë statistikor në mbijetesë dhe sukseset e trajtimit me qendrat më të mëdha të traumës në Evropë dhe në botë. Udhëheqja e një prej traumatologëve me më shumë përvojë në vend, Prof. Dr. Jordan Saveski, i cili me përvojën e tij prej disa dekadash në trajtimin e pacientëve të lënduar, arrin të zvogëlojë shkallën e mortalitetin dhe morbiditetin që është qëllimi kryesor në trajtimin e pacientëve me politraumë.