fbpx

ME RASTIN E DITËS BOTËRORË TË ZEMRËS NË SPITALIN KLINIK “ACIABDEM SISTINA” OFROHEN EKZAMINIME EKOKARDIOGRAFIKE FALAS PËR FËMIJË

29.09.2023

Sot në spitalin klinik “Acibadem Sistina” me rastin e ditës botërore të zemrës mjekët tanë kanë realizuar ekzaminime ekokardiografike falas për fëmijë. Kjo nismë është pjesë e përcaktimit të spitalit të jetë shtyllë e përkujdesjes së shëndetit të të gjithë pacientëve.

Departamenti i Pediatrisë me të gjitha funksionalitetet, ekspertizën e mjekëve dhe pajisjet është pjesë e strategjisë për përkujdesjen serioze ndaj shëndetit të fëmijëve. Ekzaminimet i kanë kryer pediatret specialistë të Departamentit të Kardiokirurgjisë Pediatrike, që funksionon në kudër të spitalit.

 “Acibadem Sistina” në vazhdimësi investon në përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve që i ofron spitali në lidhje me shëndetin e fëmijëve. Departamenti i Pediatrisë disponon me ordinanca (pjesë ambulatore) me një spital ditor dhe një qendër emergjente pediatrike, si dhe disa reparte spitalore (pediatria, neonatologjia dhe kardiokirurgjia pediatrike me trajtim intensiv). Aty kryhen mbi 15,000 ekzaminime specialistike çdo vit.

Spitali zbaton procedura diagnostikues më bashkëkohore, ka pajisje të gjeneratës së fundit me të cilat fëmijët marrin kujdes të jashtëzakonshëm, diagnostikim të shpejtë dhe trajtim efikas.

Dita Botërore e Zemrës shënohet tradicionalisht çdo vit më 29 shtator.

Në kohën kur sëmundjet e zemrës shënojnë një rritje, “Acibadem Sistina” në mënyrë të përkushtuar merr pjesë në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për ekzaminimet e rregullta dhe kujdesin për një mënyrë të shëndetshme të jetës.