fbpx

Kontroll pa pagesë për të porsalindurit dhe foshnjat

21.06.2017

Ekipi pediatrik i Poliklinikës së “Acibadem Sistina” në Manastir, ditën e premte me datë 30 qershor, organizon kontrolle të lira pa pagesë për të porsalindurit dhe foshnjat. Kontrolli përfshin matjen e peshës dhe të gjatësisë, vlerësimin e zhvillimit psikomotorik, si dhe këshilla për ushqimin dhe kujdesin e fëmijës. Kontrolli do të kryhet nga ekipi pediatrik i Pоliklinikës së “Acibadem Sistina” në qytetin e Manastirit dhe spitali klinik “Acibadem Sistina” nga qyteti i Shkupit.
Rezervoni kontrollin tuaj në 02/3099 500