fbpx

Ju faleminderit për kujdesin që keni treguar ndaj Martinit tim!

21.06.2017

6 vjeçari Martin Janev, para 5 ditësh u shtrua në departamentin pediatrik. Nëna e tij Ljubica na tregoi se kishte disa ditë që nuk konsumonte ushqim dhe ujë, dhe shpesh kishte të vjella dhe diarre.  Filloi të dehidratohej dhe ta humbasë plotësisht fuqinë.

“Me nxitim e sollëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. U takuam me Dr. Aneta Dermirxhievën, dhe menjëherë na drejtoi për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Fatmirësisht në “Acibadem Sistina” koha e reagimit është shumë e shpejtë, gjë e cila të jep akoma më tepër besim dhe siguri. Mjekët reaguan menjëherë dhe tani jam vërtetë e qetë pasi Martini është përsëri një fëmijë i shëndetshëm”  – shprehet Ljubica.

Pas vetëm disa ditësh, filloi të rikthehej buzëqeshja dhe forca tek Martini i vogël. U rikthye përsëri Martini i mëparshëm. Frika dhe lotët që kishte në sytë e tij, u zhdukën, gjithashtu edhe shqetësimi i prindërve. 

“Falenderojmë të gjithë ekipin e departamentit pediatrik, dhe Dr. Demirxhieva për reagimin e saj të menjëhershëm, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj pacientëve të vegjël. Këta punonjës, kthejnë buzëqeshjen jo vetëm tek fëmijët por edhe tek prindërit, sepse një fëmijë i shëndetshëm do të thotë prindër të lumtur. Këtu ishin vërtetë të gjithë të mrekullueshëm, duke filluar nga mjekët dhe deri tek infermieret dhe personat të cilët kujdesen për  higjenën.  Ushqimi gjithashtu ishte i shkëlqyer, dhe higjena në nivel vërtetë të lartë” – shpjegon Ljubica, nëna e Martinit.

“Stina e verës është periudha kur infeksionet virale dhe bakteriale të zorrëve janë të shpeshta. Shpesh fëmijët i kalojnë ato pa ndonjë komplikim të madh, në kushte shtëpiake , megjithatë, gjithmonë i ndjekin rekomandimet tona dhe vijnë për  kryerjen e kontrolleve. Konkretisht, gjendja e Martinit kërkonte trajtim në spital, për shkak të diarresë dhe të vjellave të cilat shumë shpejtë shkaktojnë dehidratim. Pas ditës së 5-të të qëndrimit në spital, Martini u rikthye në shtëpi në gjendje plotësisht të shëndetshme” – shprehet Dr. Aneta Demirxhieva.