fbpx

Kisha 100% bllokim të arterieve, ndërkohë që sot ngas biçikletë!

16.11.2018

Lodhja, pesha dhe dhimbja e kombëve ishin arsyeja kryesore përse 69- vjeçari Panajoti nga Manastiri nuk kishte mundësi të vazhdonte të shijonte ritalet e përditshme, të bënte pazar, të shkonte për peshkim, të shoqërohej me miqtë si më parë. Me bllokimin e artereve 80% në njërën këmbë dhe 100% në këmbën tjetër, mundësitë për ta humbur njërën këmbë ishin të mëdha. Por, sikurse thotë vetë ai, Dr. Karagjozov bëri një mrekulli të vërtetë. Një muaj pas intervenimit, panajoti, i njohur në lagje me pseudonimin Oto, ndihet shumë mirë dhe bashkëqytetarët e tij me habi e shohin teksa ai nget biçikletën duke bërë nga 4 kilometra  çdo ditë.

Një vit kam jetuar me dhimbje dhe lodhje

“Për një kohë të gjatë, rreth një vit, ndjeja lodhje, rëndesë në pjesën e këmbëve, dhimbje, nuk mund të ecja, bëja rreth 20 hapa dhe kaq, nuk mund të vazhdoja më tej. Kur n gisja biçikletë, më duhej të ndaloja dhe më pas të vazhdoja përsëri. Nuk mund të ecja as 200 metra në këmbë pa u lodhur dhe pa ndaluar. Kisha dyshime, e dija që diçka nuk shkonte siç duhet, nuk po e njihja më veten. Unë, që gjithë jetën time jam marrë me sport dhe alpinim, papritur u gjenda në kolltuk , dhe kur përkeqësoheshin simptomat, me shumë vështirësi arrija të shkoja në tualet. Bashkëshortja më ndihmonte që ti kryeja nevojat e domosdoshme”, kështu Panajoti shpjegon se si filloi gjithçka.

Bashkëshortja vendosi që të vinim në kontroll tek doktor Karagjozov

Bashkëshortja e Panajotit e cila ka qenë dhe mbështetja dhe ndihma më e madhe e tij në periudhën kur ai nuk mund të ngrihej nga kolltuku, e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore filloi të kërkonte doktor që të mund ta ndihmonte atë. Për Dr. Karagjozov kisha lexuar në revistën “Acibadem Sistina Plus”, kisha lexuar shumë histori të ngjashme me atë të bashkëshortit tim, të cilat doktori i ka zgjidhur me shumë sukses. Gjithmonë kemi pasur mendim pozitiv për spitalin, por shërbimet filluam të përdornim pas shfaqjes së problemit. Insistova që të vinim këtu pasi kisha lexuar revistën dhe e dija që doktor Karagjozov është vërtet i mrekullueshëm. Telefonova dhe menjëherë kontaktuam, mbërritëm në spital dhe menjëherë nisi trajtimi”, thotë Dona, bashkëshortja e Panajotit.

Problemi me këmbët ishte serioz

E dija që diçka nuk shkonte siç duhet, këtë fakt ma vërtetoi edhe doktori. Gjatë kontrollit më shpjegoi se gjendja nuk ishte dhe aq e mirë. Kisha bllokim të arterieve në të dyja këmbët, 100% në njërën këmbë dhe rreth 80% në këmbën tjetër. Dr. Karagjozov the se duhej ndërhyrë menjëherë, duhen bërë disa bajpase. Në atë moment mendova se sikur të vija më herët ndoshta bllokimi do të ishte më i vogël.

Ekzistonte rreziku për humbjen e njërës këmbë

Përshtypja e parë gjatë kontrollit nga doktor Karagjozov ishte vërtetë pozitive. Doktori është tepër profesional dhe sëbashku me të punon edhe një ekip i përkryer, plotësisht i sinkronizuar me kërkesat e tij, me qëllim për ti ardhur në ndihmë pacientit. Ajo që gjithashtu më pëlqeu ishte sinqeriteti i doktorit dhe fakti që menjëherë di të japë zgjidhje për pacientët. Ishte i sinqertë edhe kur na informoi se ekziston rrezik i lartë për humbjen e njërës këmbë, këmba e cila kishte 100% bllokim të arterieve, por tha se do të bënte të pamundurën që gjithçka të shkonte siç duhet. Në atë moment, do të gënjeja në se do të thoja se nuk ndjeva frikë. Mendimi se mund ta humbisja njërën këmbë, se nuk do të mund të ngisja më biçikletë, se nuk do të mund të shkoja për peshkim dhe nuk do të mund të ecja dhe të shëtisja më la pa frymë.

Pesë bajpase

Kryerja e pesë bajpaseve ishte zgjidhja e problemit të Panajotit. Tre bajpaset në këmbën e djathtë dhe dy të tjerat në këmbën e majtë i’a kthyen qarkullimin e gjakut këmbëve , të cilat  pothuajse e kishin humbur atë plotësisht. “Kam pasur dy operacione. Operacionet shkuan shumë mirë, veçanërisht ai i pari. Më lëshuan nga spitali disa ditë pas operacionit. Operacioni i dytë ishte më radikal, dhe kur u paraqita në kontroll, më mbajtën në spital ku qëndrova një muaj të tërë me qëllim që të stabilizohej këmba”, thotë Panajoti.

Një muaj pas operacionit fillova të ngisja biçikletën

Pas qëndrimit në spital vijonin kontrollet dhe mjekimet. Doktori dhe infermieret të cilat kujdeseshin për këmbën time pas operacionit thonin se pas çdo mjekimi, gjendja e këmbës ishte gjithnjë dhe më mirë. Edhe vetë ndjeja përmirësim. Fillova të ecë vetë, ti kryeja vetë obligimet e shtëpisë, ti ngjisja vetë shkallët. Për fatin tim të mirë, me këmbënguljen dhe dëshirën për t’iu rikthyer jetës së mëparshme, fillova të ngisja biçikletën. Kur u shfaqën simptomat e lodhjes dhe dhimbjet në këmbë, nuk mund të ecja me biçikletë as 200 metra. Tani me biçikletë bëj nga 4 km çdo ditë përgjatë shëtitores së qytetit.

“Me biçikletë kam gjithë jetën, gjithashtu merrem me alpinim, me ski, me peshkim. Lodhja dhe dhimbja e këmbëve më lidhën në shtrat në kuptimin e plotë të fjalës. Falë Dr. Mitko Karagjozov, tashmë i kam rikuperuar forcat, vazhdoj të jem aktiv dhe ta shijoj jetën”.

Duart e Dr. Mitko Karagjozov janë të arta

Një falenderim tepër i përzemërt për Dr. Mitko Karagjozov dhe të gjithë ekipin e tij pasi ndodhi mrekullia në të cilën unë besoja. Duart e tij janë vërtetë magjike dhe doktori sinqerisht bëri të pamundurën për mua. Nëse do të kisha shkur diku tjetër, ndoshta sot do të kisha humbur këmbën. Fakti që doktori është i shpejtë, shpjegon me hollësi, gjithmonë është i qeshur dhe pozitiv , shpesh herë gjen ndonjë moment për të bërë pak shaka me qëllim që të relaksoj  dhe ta humbasësh frikën, ishte pikërisht arsyeja që më bëri  t’ia besoja shëndetin tim atij. Parasëgjithash, doktor Karagjozov është një profesionist i vërtetë. Një falenderim i madh edhe për infermieren Sashka, një person i mrekullueshëm, e dedikuar dhe e gjendur në çdo kohë, në çdo telefonatë, për çdo këshillë dhe konsultim. Gjithashtu, dua të përgëzoj infermieret Tajna dhe Marika, të cilat gjithashtu ishin gjithnjë të pranishme, me një qëndrim dhe sjellje pozitive duke i dhënë shpresë pacientit se gjithçka do të shkojë shumë mirë. Të gjithë më kanë lënë përshtypje shumë të mira, edhe ndihmës-mjekët ishin pozitiv. Çdo gjë ishte në nivel.