fbpx

Implantimi i dytë i zemrës së plotë artificiale

19.11.2018

“Jemi krenar për ekipin tonë të kardiokirurgevë, i cili është ekipi i vetëm i çertifikuar për kryerjen e këtij lloj intervenimi në Republikën e Maqedonisë. Nga ekspertët e huaj kemi marrë përgëzime për kryerjen e këtij intervenimi tepër kompleks. Përgëzimet e tyre i referohen kapacieteteve të përgjithshme të spitalit, përgatitjes dhe njohurive të ekipit tonë, të udhëhequr nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, për kryerjen e këtij intervenimi me qëllim për të shpëtuar jetën e pacientes. Por, para së gjithash, ky është një konfirmim i arritjeve të qëllimeve të cilat i kemi vënë para vetes tetë vite më parë.”, u shpreh Dr. Jana Marin, drejtoresha e spitalit dhe anëtare e bordit drejtues në “Acibadem Sistina”.

Implantimi i zemrës së dytë artificiale është bërë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup. Duke pasur parasyshë operacionin veçanërisht të vështirë dhe të rrallë, si dhe gjëndjen e vështirë të pacientes, kjo është edhe  një ndërhyrje tjetër pioniere kardiokirurgjikale, me anë të së cilës  Spitali klinik “Acibadem Sistina” si dhe shëndetësia maqedonase në përgjithësi redniten ndër pesë qendrat kryesore të kardiokirurgjisë në Europë. Ky është operacioni i dytë kardiokirurgjik i implantimit të zemrës së plotë artificiale i realizuar ne një periudhë më pak se katër muaj, pas realizimit të intervenimit të parë në muajin korrik të këtij viti.

Pacientja, një vajzë 28-vjeçare nga Shkupi, të cilës i është diagnostikuar insuficiencë  serioze e zemrës, diagnozë tepër e rrezikshme për jetën, pas kryerjes së operacionit, tashmë është zgjuar dhe ndihet mirë.

Operacioni kompleks zgjati 8 orë dhe u krye plotësisht nga ekipi i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” i udhëhequr nga Shefi i departamentit të kardiokirurgjisë Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq. Impantimi i zemrës artificiale është intervenimi më i vështirë në kardiokirurgji. Spitali klinik “Acibadem Sistina” përsëri qendron krah për krah me institucionet shëndetësore botërore të nivelit të lartë në të cilat kryhen  intervenime me mbështetje mekanike të zemrës. Në të njejtën kohë, ky është një hap tepër i madh edhe për kardiokirurgjinë maqedonase, duke e renditur vendin tonë në listën e vendeve të pakta në botë në të cilat kryhen intervenime të këtij lloji.

“Pacientja është sjellë në Acibadem Sistina nga Qendra Klinike në Shkup me diagnozë – insuficiencë të zemrës e majtë dhe të djathtë, me vdekje klinike për një periudhë prej dy orësh, periudhë gjatë të cilës pacientja është vendosur në qarkullim gjaku jashtë-trupor. Ne u lajmëruam për shkak të përvojës tonë të gjerë në këtë fushë. Menjëherë sugjerova që pacientja të vendoset në aparatin ECMO, aparat i cili zëvendëson punën e zemrës dhe të mushkërive dhe të transferohet menjëherë në Acibadem Sistina. Por, para kryerjes së implantimit, pacientes duhej t’i bënim një operacion tjetër në stomak. Për shkak të reanimimit të gjatë, pacientja pësoi hemoragji në stomak, dhe i duhej intervenuar para kryerjes së implantimit të zemrës artificiale. Operacioni shkoi mjaft mirë dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë. Pacientja gjendet në departamentin e kujdesit intenziv kardiokirurgjik dhe është nën monitorimin e vazhdueshëm nga ana e ekipit tonë. Ka përmirësim të gjendjes,  është hequr nga aparati ECMO pasi tashmë pacientja merr frymë vetë. Për shkak të operacionit të suksesshëm dhe moshës së re të pacientes, shpresojmë që brënda një muaji do të jetë në gjendje të ngrihet përsëri dhe të vazhdojë aktivitetet e saja të përditshme.”, u shpreh Prof. Dr. Nikoliq, pionier i kardiokirurgjisë në rajon dhe më gjërë.

Me implantimin e zemrës artificiale, pacientes iu dhanë gjashtë deri në tetë vjet jetë, pas së cilave do të nevojitet kryerja e transplantimit, megjithatë, për shkak të përparimeve të shpejta në mjekësi, shpresojmë të gjejmë një zgjidhje tjetër më të përshtatshme për të dhe për një kohë më të shpejtë, u shprehen nga Spitali klinik.

Eksperti i njohur në mbarë botën për trajtimin e insuficiencës së zemrës nga Republika Federale e Gjermanisë, kirurgu kardiovaskular Dr. Latif Arusoglu, i cili si ekspert i jashtëm ka monitoruar operacionin për shkak të rastit specifik, thotë se kjo është një ndërhyrje shumë e rrallë dhe e vështirë dhe se shumë pak qendra në Europë do të pranonin për ta realizuar. Ai përgëzon kurajon e të gjithë ekipit mjekësor të Acibadem Sistina që mori përsipër kryerjen e kësaj kirurgjie kaq të rrezikshme, me qëllim për të shpëtuar jetën e kësaj vajze të re. Me suksesin e këtij operacioni, Acibadem Sistina është bërë pjesë e një prej pesë qendrave të vetme që i përkasin nivelit të lartë kardiokirurgjik në Europë, në të cilat kryhet ky intervenim.

Me implantimin e zemrës së dytë artificiale brenda një periudhë të shkurtër, “Acibadem Sistina” vazhdon të dëshmojë se është lider në aplikimin e intervenimeve, teknologjive dhe praktikave të reja. Me këtë operacion të vështirë kemi ecur edhe një hap më tej. Jemi krenar për ekipin tonë të kardiokirurgëve, i cili është ekipi i vetëm i çertifikuar për kryerjen e këtij lloj intervenimi në Republikën e Maqedonisë. Nga ekspertët e huaj kemi marrë përgëzime për kryerjen e këtij intervenimi tepër kompleks. Përgëzimet e tyre i referohen kapacieteteve të përgjithshme të spitalit, përgatitjes dhe njohurive të ekipit tonë, të udhëhequr nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, për kryerjen e këtij intervenimi me qëllim për të shpëtuar jetën e pacientes. Por, para së gjithash, ky është një konfirmim i arritjeve të qëllimeve të cilat i kemi vënë para vetes tetë vite më parë.”, u shpreh Dr. Jana Marin, drejtoresha e spitalit dhe anëtare e bordit drejtues në “Acibadem Sistina”.

Gjithsej në botë janë kryer rreth 1.800 operacione të implantimit me zemer të plotë artificiale, dhe Maqedonia është në listën e 25 vendeve të botës në të cilat kryhet ndërhyrja më e vështirë dhe më e ndërlikuar në kardiokirurgji, përkrah vendeve si SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia…”.

Zemra mekanike disponohet nga kompania me famë botërore në Shtetet e Bashkuara, SynCardia, prodhuesi i vetëm klinikisht i provuar dhe i aprovuar për zemrën e plotë artificiale në botë. Zemra artificiale ka të njëjtën madhesi me zemrën natyrale. Funksionon me anë të një baterie, të cilën pacienti pas daljes nga spitali do ta mbajë me vete në shpinë me anë të një çantë të veçantë e cila peshon gjashtë kilogram. Implantimi i zemrës mekanike, është trend në kardiokirurgjinë botërore, për faktin se është gjithnjë dhe më e vështirë gjatja e donatorit, veçanërisht në Europë.