fbpx

Intervistë me Dr. Fidanovski: Investuam në shëndetin e fëmijëve, krijuam spitalin më të mirë pediatrik në rajonin

12.09.2020

Me hapjen e spitalit të ri pediatrk “Acibadem Sistina” mbyll pjesën e trajtimit të sëmundjeve tek fëmijët në një vend duke filluar nga diagnoza deri në terapi. Në hapësirën e re moderne në një sipërfaqe nga 4000 m2 të pajsisur me teknologjinë më bashkëkohore për pacientët më të vegjël përkujdeset një ekip eminent mjekësh pediatër- subspecialistë. Për rezultatet e deritanishme, përvojen si edhe për shërbimet e reja në spitalin pediatrik biseduam me Dr. Dushko Fidanovski, shef i pediatrisë.

  1. Dr. Fidanovski duke parë nga perspektiva e sotme, sa e madhe ishte sfida për të krijuar një spital të këtillë në të cilin kujdesi për fëmijët është në vendin e parë?

Ideja për krijimin e kësaj insitucioni ishte një nga qëllimet tona kur kemi filluar me punën në këtë spital para 10 viteve kur këtu funksionuan materniteti dhe departamenti i neonatologjisë në mënyrë të organizuar. Të gjitha vitet e kaluara punuam për këtë që përveç departamenti i neonatalogjisë të krijohen kushte për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të specialiteteve të tjera të pediatrisë. Me mirëkuptim të plotë dhe mbështetje nga menaxhmetni i spitalit në çdo aspekt,  falë kushteve të krijuara teknike, hapësirës dhe kuadros dhe falë punës profesionale të pediatërve dhe falë atyre që tanimë kanë punuar në departamentin, dhe atyre që më vonë erdhën në ekipin, arritëm ta fitojmë besimin e pacientëve në vendin tonë dhe rajonin.

pedijatrija

U zhvilluam dhe u përmirësuam vazhdimisht, përveç departamentit të Kujdesit intensiv neonatal me transport emergjent neonatal i krijuam: reparti spitalor pediatrik dhe pjesa poliklinike pediatrike me ordinanca dhe qendër emergjente pediatrike, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky proces i krijimit të kushteve për ofrimin e kujdesit integral për shëndetin e fëmijës përfunduam me hapjen e Departamentit të Kirurgjisë pediatrike. Këtë vit me hapjen e Departamentit të Kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe Kujdesit intensiv për pacientët me nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjikale dhe gjendje të tjera urgjente kardiologjike mund të them se ëndrra jonë për krijimin e spitalit pediatrik u bë realitet, i vetmi spital i këtij lloji që ofron kujdesin e plotë shëndetësor (nga diagnostikimi, trajtimi dhe monitorimi afatgjatë) të fëmijëve në moshën 0-16 vjeç.

  1. Dr. Fidanovski a mund të shpjegoni çfarë përfshin spitali i ri pediatrik?

Ky institucion pediatrik që sipas funksionit të tij të kujdesit integral për shëndetin e fëmijës është spital i vërtet pediatrike në një sipërfaqe nga 4000m2 të kompleksit të SKAS dhe është i përbërë nga disa njësi që janë lidhur me hapësirat dhe në mënyrë funksionale dhe mundësojnë qasjen multidisiplinare në dhënien e të gjitha shërbimeve shëndetësorë tek fëmijët.

Do të filloj me pjesën e re poliklinike që shtrihet në një sipërfaqe nga 1.200m2 sipas standardeve më të larta shëndetësorë dhe estetike për punë spitalore në të cilën do të zhvillohet aktiviteti ambulator (diagnostikimi, trajtimi i shkurtër dhe monitorimi i pacientëve kronike) në këto subspecialitete të pediatrisë: pulmoalergologjia, reumokardiologjia, neurologjia, nefrologjia, hemato-onkologjia, otorinolaringologjia, radiologjia, oftalmologjia, kirurgjia pediatrike dhe grastroenterologjia. Në kuadër të poliklinikës do të funksionojë edhe Qendra për zbulimin e hershëm dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim në të cilën do të ketë kushte për përkujdes të plotë të këtyre fëmijëve, nga diagnostikimi, trajtimi dhe deri në monitorimin e rezultateve të zhvillimit të njëjtë dhe të përgjithshëm. Një risi tjetër është se pjesa poliklinike do të përfshijë një ordinancë për konsultë ortopedike. Gjithashtu në këtë pjesë gjendet edhe hapësira për monitorimin e rritjes, zhvillimit dhe për dhënien e këshillave për ushqim të popullatës më të re, të porsalindurve dhe foshnjave, si dhe dhoma për këshillim në lidhje me mbështetjen e gjidhënies dhe ushqyerjes me gji.  Në një pjesë të veçantë dhe me qasje të veçantë në të është Qendra e re emergjente pediatrike e cila ofron kujdes 24/7 për të gjitha gjendjet urgjente tek fëmijët, duke vendosur një diagnozë të shpejtë në të njëjtin vend, duke siguruar terapi të përshtatshme dhe trajtim afatshkurtër (spital ditor) për fëmijët. Të gjitha pajisjet e nevojshme janë në dispozicion për t’i kryer të gjitha procedurat diagnostikuese (ekodiagnostikim, diagnostikimi EEG, rentgen, testimi i alergjisë, ekzaminimet funksionale të mushkërive, testet e zhvillimit psikologjik, ekzaminimet laboratorike dhe mikrobiologjike), si dhe sallë për intervenime të vogla kirurgjikale tek fëmijët (kujdesi për plagët, lëndimet dhe imobilizimi).

pedijatrija

Në lidhje të ngushtë me pjesën poliklinike është reparti spitalor i Departamentit të pediatrisë: Reparti spitalor pediatrik dhe Departamenti i neonatologjisë me Kujdes intensiv neonatal. Reparti spitalor disponon me 16 dhoma spitalore për fëmijët që kanë nevojë për shtrim në spital dhe janë konceptuar sipas parimit të dhomave me një krevat me mundësi për qëndrim të fëmijës me një shoqërues (prind). Departamenti i neonatologjisë është i konceptuar mbi parimin 24 orësh “rooming in”, pra qëndrim të përbashkët në të njëjtën dhomë të të porsalindurit dhe nënës nga momenti i lindjes deri në lëshimin e maternitetit, gjë që është shumë e rëndësishme për adaptimin normal të të porsalindurit dhe procesin e fillimit të laktacionit dhe ushqyerjes me gji.

Njësia e Kujdesit intensiv neonatal ka 13 vende për kujdes të veçantë dhe special dhe intensiv në të cilën përkujdesen për të porsalindurit në gjendje kritike të lindur në spitalin tonë ose ndonjë institucion tjetër spitalor dhe disponon me pajisje moderne për trajtimin dhe përkujdesjen e pacientëve të tillë. Shërbimi për transport emergjent neonatal ka për qëllim transferimin e të porsalindurve që kanë nevojë për Kujdes intensiv por qëndrojnë në një institucion tjetër spitalor në vend ose rajon, ose për transferimin e fëmijëve nga një departament në një tjetër në spitalin tonë.

Për zbatimin e të gjitha ekzaminimeve shëndetësore në një nivel të lartë profesional përkujdeset një ekip multidisiplinar mjekësh me përvojë, ekipi është i përbërë nga 36 mjekë nga subspecialitete të ndryshme të pediatrisë, kirurg pediatrik, kardiokirurg pediatrik, anesteziologë pediatër, ortoped pediatër, logoped, defektolog, 50 infermiere pediatrike, 30 ndihmës infermierë dhe personel tjetër jo-mjekësor.

  1. Me çfarë pajisje disponon spitali pediatrik dhe sa e rëndësishme është për diagnostikimin në kohë dhe të saktë?

Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë është prioriteti ynë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore tek fëmijët. Në qendrën emergjente pediatrike, pjesën poliklinike dhe repartin spitalor, ekzistojnë kushte për vendosjen e diagnozës së ashtuquajtur “bed side”, pranë shtratit spitalor ose me një lëvizje minimale të pacientit mes departamenteve. Ne kemi mundësinë për evaluim të plotë biokimik dhe mikrobiologjik të pacientëve, duke kryer teknikat e ndryshme imaging (tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike, PETCT, ekodiagnostikim i plotë) për ekzaminimin e organeve të brendshme, pastaj mundësi për kryerjen e testeve të alergjisë në lëkurë, testeve të gjakut, diagnostikim të plotë funksional të sëmundjeve në mushkëri, ekzaminimi elektronik dhe ekografik të sistemit nervor qendror, procedurë diagnostikuese invazive (biopsi, angiografi, punkcione e palcës kockore me analizë citologjike, ekzaminimi i traktit digjestiv – gatsroskopia dhe kolonoskopia, punkcion lumbal dhe analizë e lëngut cerebrospinal), d.m.th bëhet gjithçka që është e nevojshme për diagnostikimin e të gjitha problemeve shëndetësore që janë të mundshme tek fëmijët.

4.Keni paralajmëruar risi në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Çfarë ofron Qendra për zbulimin e hershëm dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim?  

Zbulimi i hershëm i anomalive në zhvillimin e fëmijëve dhe trajtimi i tyre në kohë janë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre pacientëve. Qendra përkujdeset për fëmijët me shumë gjendja të ndryshme me devijim nga zhvillimi normal mendor dhe motorik, probleme me socializim, pengesa në të folurit dhe gjendja të tjera autistke. Një risi në punën e kësaj qendre është zbatimi i trajtimit me stimulim shqisor, një metodë që jep rezultate të shkëlqyera në trajtimin logopedik tek fëmijët. Në qendrën tonë punon një ekip multidisiplinar i përbërë nga pediatër për zhvillim, neurologë pediatër dhe logoped- defektolog, të cilët mundësojnë analizën e njëkohshme të fëmijës, korrelacion me rezultatet e marra dhe monitorimin e vazhdueshëm të efekteve nga trajtimi. Trajtimi i secilit fëmijë është individual, punohet sipas një plani të caktuar paraprakisht që jep rezultate të suksesshme. Qendra është vendosur në një pjesë të veçantë me qëllim për t’u siguruar kushtet e nevojshme për punë me fëmijët me pengesa në zhvillim.

5. Kirurgjia e fëmijëve është një pjesë e rëndësishme në trajtimin e përgjithshëm dhe kërkon një përvojë të madhe…

Një nga pjesët më të rëndësishme në kujdesin për shëndetin e fëmijës janë problemet kirurgjikale, veçanërisht një sfidë e madhe për trajtim janë sëmundjet, më së shpeshti sëmundjet kongjenitale, tek foshnjat dhe tek fëmijët e vegjël. Që nga viti i kaluar kemi arritur të zbatojmë kirurgjinë pediatrike edhe tek fëmijët e vegjël që na bën krenare, kështu që lirisht mund të them se nuk ka asnjë problem shëndetësor tek fëmija që kërkon trajtim kirurgjik të cilin nuk mund ta zgjidhim në spitalin tonë.

pedijatrija

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” kryhen një gamë të gjerë të operacioneve tek fëmijët -kirurgjia tek foshnjat dhe tek fëmijët e vegjël, urologjia, trauma pediatrike, kirurgjia torakale pediatrike, kirurgjia onkologjike pediatrike, kirurgjia plastike pediatrike, trajtim minimal invaziv, laparoskopia, cistoskopia, torakoskopia. Falë pajisjeve të sofistikuara, shumica e ndërhyrjeve kryhen me qasje minimale invasive me një prerje të vogël operative me të cilën arrihet më pak dhimbje, shërim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër të fëmijës në spital. Për diagnostikimin e hershëm, përgatitjen para operacionit dhe monitorimin pas operacionit të pacientëve, është në dispozicion një dhomë e posaçme ambulatore, si dhe një dhomë për operacione të vogla në bllokun e ri poliklinik të spitalit. Ndërhyrjet tek fëmijët, si dhe ndjekja pas operacionit, kryhen nga një specialist i kirurgjisë pediatrike me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, si dhe nga ekipi i pediatërve – nën-specializantë që punojnë në Departamentin e Fëmijëve.

Hapi i madh përpara në kujdesin për shëndetin e fëmijës, dmth. për fëmijët me defekte kongjenitale ose të fituara në zemër bëjmë me themelimin e Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike me trajtim intensiv. Departamenti disponon me 7 shtretër intensiv të pediatrisë dhe 7 shtretër të kardiiokirugjisë pediatrike, pajisje të sofistikuara për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve në moshën nga 0-18 vjeç me problematikë kardiokirurgjikale dhe ekip të përbërë nga kardiokirurg, pedatër, intenzivistë pediatër dhe anesteziologë – pediatër, të ndihmuar nga ekipi i mjekëve kardiokirurgë dhe pediatër me përvojë të madhe në këtë problematikë nga partneri turk Acibadem nga Stambolli, që paraqesin garanci në sigurimin e pozicionit të liderit në ofrimin e kujdesit më të mirë për zemrën e fëmijëve në vendin tonë dhe më gjerë në rajoni.

6. Besimi i prindërve në ekipin pediatrik të “Acibadem Sistina” ekziston që në fillim, a mund të na thoni sa ekzaminime dhe ndërhyrje pediatrike janë bërë deri më tani në këtë spital dhe sa i madh është numri i lindjeve?

Besimi që na tregojnë pacientët gjatë viteve të kaluara në vendin tonë por edhe në rajon dhe numri i pacientëve që kanë marrë shërbime shëndetësore në departamentin tonë i cili shënon rritje nga viti në vit është tregues i vërtetë për punën tonë të mirë, por edhe për justifikimin e investimeve të realizuara në zgjerimin hapësinor dhe profesional të departamentit.

pedijatrija

Dua të theksoj vetëm disa nga treguesit për punën tonë. Në bllokun tonë poliklinik të pediatriës dhe në qendrën emergjente pediatrike kryhen rreth 32. 000 ndërhyrje në vit (ekzaminime dhe ndërhyrje diagnostikuese), ndëresa numri i pacientëve të shtruar në Repartin spitalor të Pediatrisë është rreth 800 fëmijë në vit. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 1.500 të porsalindur, nga të cilët rreth 200 foshnja u trajtuan në Njësinë e kujdesit intensiv, duke na bërë një nga tri maternitetet më të mëdha sipas numrit të fëmijëve të lindur në vit në vendin tonë dhe jemi i vetmi spital privat me një Njësi të kujdesit intensiv neonatal. Departamenti i Kirurgjisë pediatrike përfundoi vitin e kaluar 2019, vitin e parë pas hapjes së departamentit me 200 ndërhyrje, ndërsa këtë vit për 6 muajt e parë janë kryer 102 ndërhyrje të ndryshme tek fëmijët. Të gjithë këto janë numrat që shënojnë rritjen me 10-15% në nivel vjetor gjatë periudhës së kaluar dhjetëvjeçar. Ne nuk ndalemi këtu, qëllimi ynë është ta mbajmë këtë trend edhe gjatë viteve të ardhshme, në këtë trend do të kontribuojë edhe hapja e Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike por gjithashtu edhe planifikimet për zhvillimin e onkologjisë pediatrike, gastroenterologjisë pediatrike, zbatimet e procedurave të reja diagnostikuese dhe terapeutike, të cilat janë parashikuar në planin zhvillimor për vitin 2021.  Kur flasim për risitë dhe aktivitetet e reja, duhet të theksohet shënimi i fillimit të punës së Kujdesit intensiv pediatrik dhe qendrës transportues emergjent pediatrik në të cilën të përkujdesen dhe trajtohen pacientët të sëmurë pediatrik pediatrik, të cilët do të kenë nevojë për një trajtim të tillë duke plotësuar kështu segmentin e kujdesit intensiv që mungonte në spitalin tonë.

7.Departamentin e ri të pediatrisë u hap në kushtet e pandemisë nga koronavirusi, që do të thotë të punoni sipas rekomandimeve të përcaktuara. Si e mbroni veten dhe pacientët tuaj?

Pandemia e koronavirusit që nga fillimi i vitit kërkoi ndërmarrjen e masave të shpejta, profesionale dhe efikase si për personelin ashtu edhe për pacientët, në mënyrë që të funksionohet në mënyrë normale, të rregullt dhe në mënyrë të sigurt me pacientët që i marrin shërbimet shëndetësore në spital. Spitali dhe i gjithë stafi morën të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje dhe u zbatuan shumë protokolle që ishin në përputhje me rekomandimet zyrtare të OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përputhje me pandeminë e koronavirusit.

Përveç përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale për të gjithë stafin, në varësi të rrezikut nga ekspozimi ndaj koronavirusit, në hyrjen e spitalit u vendos triazh për të gjithë pacientët e jashtëm duke i përfshirë edhe fëmijët, u parandaluam përzierjen e fëmijëve me ndonjë infeksion nga ata që vijnë në spital për një problem tjetër shëndetësor. Një nga përfitimet më të mëdha në mbrojtjen e stafit dhe pacientëve në spitalin tonë është zbatimi i të gjitha llojeve të testeve diagnostikuese për Covid-19 që në fillim të epidemisë dhe ne ishim të vetmit në vendin tonë. Zbatuan testin e shpejtë serologjik për detektimin e koronavirusit, me të cilin për një kohë shumë të shkurtër  (10-15 min) kemi bëri skrining të pacientëve me rrezik të lartë për praninë e virusit. Shpejt u vu në dispozicion metoda më e re në zbulimin virologjik PCR, që përveç për nevojat tona për pacientët në spital e kemi bërë edhe për pacientët ejashtëm në një punkt të veçantë Covid-19 jashtë spitalit. Ne kemi zbatuar protokolle për menaxhimin e fëmijëve më rrezik për Covid-19 të cilët kanë nevojë për shërbime të tjera shëndetësore, me qëllim për ta marrëshërbimin në mënyrë të sigurt dhe efektive ndërsa në të njëjtën kohë për të mos rrezikuar shëndetin e tyre ose personave të tjerë. Me të gjitha procedurat e ndërmarra arritëm ta mbrojmë maksimalisht stafin mjekësor në spital, por edhe të sigurojmë zhvillimin e punës pa pengesa dhe të sigurt me pacientët. Objektet tona spitalore ishin ndër të parat u vunë në dispozicion të sistemit shëndetësor në vendin tonë në përballimin me pandeminë nëse paraqitet nevoja dhe natyrisht ne qëndrojmë në një gjendje të tillë të gatshëm deri në menaxhimin përfundimtar  me pandeminë.

извор : Плус инфо