fbpx

Spitali “Acibadem Sistina” dhe Dr. Baxhakov morën mirënjohje ndërkombëtare si promotorë të trajtimit kirurgjikal bashkëkohor në sferën e gjinekologjisë

11.09.2020

AcibademSistina Dr Nikola Badjakov

Dr. Nikola Baxhakov, mr.sci, nga Spitali Klinik “Aciabdem Sistina” gjinekolog- kirurg mori pjesë në studimin e rëndësishëm ndërkombëtar SUCCOR Study i cili është publikuar në revistën e njohur për onkologji gjinekologjike. “Acibadem Sistina” është i vetmi spital privat që është pjesë nga ky studim, ndërsa përmes ekipit të tij të etabluar në krye me Dr. Baxhakov është i vetmi institucion privat në Evropë i cili bën kirurgji minimale invasive tek pacientet onkologjike duke prezantuar rezultatet e veta. Dr. Baxhakov është promotori i kësaj qasje radikale për trajtim operativ të karcinomit invasiv në qafën e mitrës në Maqedoni ndërsa në “Acibadem Sistina” zbatohet nga viti 2007. Me pjesëmarrjen e tij në këtë studim dëshmon se në kirurgjinë bashkëkohore pranohen zgjidhjet e tij që i zbaton. Bëhet fjalë për studim ndërkombëtar, që është zbatuar nga profesori Luis Çiva nga Klinika universitare Navara në Spanjë. Në këtë studim morën pjesë 1272 pacientë, 125 institucione nga 23 vende të Evropës që zbatojnë ndërhyrje operative radikale gjinekologjike dhe onkologjike dhe mes tyre janë Dr. Baxhakov dhe “Acibadem Sistina”. Edhe pse bëhet fjalë për një spital privat e pranuan pjesëmarrjen e tij në këtë studim të rëndësishëm shkencor krahasuese evropiane, diçka që ndodhet shumë rrallë. Qëllimi i studimit ishte të caktohet dallimi në rezultatet onkologjike në intervenimet të kryera me kirurgji të hapur dhe minimalisht inasive (laparoskopia dhe robotike).

“Studimi ndërkombëtar SUCCOR Study është dëshmi se trajtimet e mia në kirurgjinë bashkëkohore pranohen si zgjidhje. Kirurgjia minimale invasive me modifikime të caktuara tek rastet onkologjike ka rezultatet të njëjta si dhe tek kirurgjia e hapur. Ky studim vendosi kurorën e punës që e bëj nga viti 2007. U dëshmua se kirurgjia minimale invasive(qëndrim më i shkurtër në spital, më pak humbje në gjak, më pak barna, kthimi i shpejtë në jetën sociale dhe në punë, zbatimi më i shpejtë i terapisë adjuvante ku ka nevojë). Prandaj ajo është ardhëmria e mjekësisë operative bashkëkohore. Kjo do të thotë se ne jemi promotorë, por vazhdojmë dhe dëshmojmë se kemi rezultate të përkryera onkologjike në gjinekologjinë”, thotë Dr. Baxhakov.

AcibademSistina Dr Nikola Badjakov

 

Për mua si promotori i trajtimit dhe për spitalin që është një qendër referente ku trajtohen të gjitha problemet gjinekologjike dhe onkologjike dhe probleme me patologji beninje dhe urogjinekologji kjo mirënjohje paraqet prestigj.

“Pacientët në botë më pak përzgjedhin kirurgjinë e hapur dhe kompanitë e sigurimit në gjithë botën i mbulojnë vetëm këto intervenime dmth, mbështesin spitalet që e  kryejnë vetëm këtë lloj të qasjes kirurgjikale, shton Dr. Baxhakov.

Ai promovoi këtë metodë në të gjitha kongreset, simpoziumet ku kishte marrë pjesë si ligjërues i ftuar. Bëhet fjalë për një qasje serioze që mund ta kryejnë vetëm profesionistë me ekspertizë dhe në klinika të njohur.

AcibademSistina Dr Nikola Badjakov

Publikimi me rezultat e marra nga studimit ekspertues SUCCOR të publikuara në Int J Gynecol Cancer 2020 tregoi se nuk ka dallim në parametrat onkologjike (tek recidivi i sëmundjes dhe mbijetesa) tek laparoskopia në krahasim me kirurgjinë e hapur nëse nuk përdoret manipulator uterin gjatë intervenimit. Dr. Baxhakov nga “Acibadem Sistina” me përvojën e tij të madhe praktike dhe operative nuk ka përdorur manipulator, por ka kryer ndërhyrjen sipas modifikimit të tij, sipas mënyrës për të ndaluar përhapjen e qelizave malinje, një teknik që as pak nuk ka ndikuar negativisht  mbi rezultatet e fituara onkologjike.