fbpx

Është privilegj të jesh pjesë e ekipit të “Acibadem Sistina”

19.12.2018

Infermieret e spitalit klinik “Acibadem Sistina” punojnë sipas një protokolli të veçantë dhe procedurë të standardizuar që dallojnë nga të gjitha spitalet klinike në rajon. Me dashuri dhe emocion na tregon historinë e saj Irena Neçovska, infermiere në departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, e cila është pjesë e ekipit të spitalit që nga fillimi. Irena thotë se e do punën e saj, dhe se e bën të dihet e plotësuar, por gjithashtu ajo shprehet se edhe ajo është plotësisht e përkushtuar për kujdesin ndaj pacientëve.  Në “Acibadem Sistina” ajo dhe koleget e saja kanë hapësirë për zhvillim profesional të vazhduar, ajo thotë se është privilegj të jesh pjesë e këtij ekipi.

NË KOLEGJIN PËR OBSTETRIKË NË LONDËR KA FITUAR NJË EKSPERIENCË TË MADHE

Të gjithaë a të të cilët e ndjekin zhvillimin e infermierisë në vendet e Bashkimit Europian dhe jashtë saj, e di shumë mirë se roli i infermieres dallon si profesion nga profesionet e tjera të shëndetësisë, por është shumë e rëndësishme që së bashku ofrojnë kujdes dhe mbrojtje të plotë shëndetësore.

“E gjithë kjo kërkon edukim të vazhdueshëm, unë më së tepërmi kam mësuar në Londër në kolegjin e obtetrikës (mamive). Atje kam parë në praktikë atë që lexojmë në internet – çfarë do të thotë që profesioni të dallojë, infermierja të jetë plotësishtë e aftë që të punojë në mënyrë të pavaruar, por edhe si pjesë e ekipit. Këto kushte na i jep ky spital, dhe çdo vit kemi përparime. Zhvillojmë njohuritë tona, dhe padyshim mund të them se është privilegj të jesh pjesë e “Acibadem Sistina”. Çdokush prej nesh dëshiron që të punojë në një spital të tillë”, shprehet Irena.

Ndërkohë,  standardi JCI para së gjithash do të thotë siguri e plotë për pacientin, por edhe për punonjësit. Infermierja Irena thotë se kujdesi është i njejtë për çdo pacient. Me pacientin krijohet komunikim që në hyrje të spitalit, ndërsa marrëdhënia e plotë ndërtohet sipas protokollit me infermieret. Ajo është përgjegjëse si për gjendjen fizike ashtu edhe për atë psikologjike të pacientit.

“ACIBADEM SISTINA” ËSHTË SPITALI I VETËM I CILI KA NJË DOSJE INFERMIERESH

“Çdo infermiere e cila punon në këtë spital i shënon të gjitha ndërhyrjet, të gjitha të dhënat dhe ndryshimet e gjendjes së pacientit në dosjen e saj si infermiere. Një nga detyrat e infermieres është që të jetë avokate e pacientit, të kujdeset për gjendjen e pacientit  dhe për çdo ndryshim duhet të vër në dijeni doktorin”, thotë Noçevska.

EDHE PAS TETË VITESH NUK ËSHTË SHUAR DASHURIA DHE PËRKUSHTIMI PËR PUNËN

Në rrugën e punës së saj ajo ka pasur disa pozicione. Por, tani është veçanërisht e lumtur pasi punon në vendin ku ka filluar tetë vite më parë – në departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

“Në  Spitalin klinik “Acibadem Sistina” jam në nga viti 2010. Puna më bën të lumtur dhe të gëzuar. Mundësia për të punuar në sallën e lindjeve është një ndjesi tepër e bukur. Keni privilegjin të dëshmoni në fillimin e ardhjes së një jete të re. Ne si infermiere kujdesemi edhe më tej për foshnjat, buzëqeshja e tyre, lumturia, gëzimi është një shenjë e mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të kënaqura. Është e mrekullueshme ndjenja kur shikon nënën duke mbajtur në krahë foshnjën e saj të vogël, kur shikon nënën duke mësuar foshnjën të ushqehet, nuk mund të përshkruhet ndjanjë që merr nga kjo pamje. Ky profesion kërkon shumë dashuri, kërkon nga ne shumë humanizëm”, tregon Noçevska. Ndonjëherë në jetë secili prej nesh ka rolin e pacientit. Infermieret e spitalit klinik “Acibadem Sistina2 e dinë këtë gjë dhe duan të ndihmojnë. Këtë gjë e bëjnë edhe pas orarit të punës. Pavarësisht nga rasteve të pacientëve dhe nevojës që ata kanë, për infermieret çdo pacient është i barabartë. Të gjithë pacientët janë të rëndësishëm dhe secili prej tyre ka historinë e vet.

FATE TË NDRYSHME DHE SHUMË MIQËSI TË REJA

Infermierja Irena dhe ekipi i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës janë plotësisht të përkushtuar ndaj pacientëve. Ajo thotë se shpesh, përveç kujdesit profesional ndaj pacientëve, krijohen edhe shumë miqësi. Ajo ndau me shumë kënaqësi një rast ku për shkak të besimit të fituar dhe marrëdhënies miqësore, ajo dhe ekipi i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës kanë qenë ftuar në ditëlindjen e parë të vogëlushes së familjes  Mirashi, e cila ka kaluar shumë vështirësi për t’u bërë prindër.

“Me shumë kënaqësi unë së bashku me disa kolege ishim pjesë e asaj ditëlindje, dhe ata na pritën sikur të ishim pjesë e familjes së tyre”, thotë infermierja Irena.

Vitet e përkushtuar edukimit dhe përvojës që ka infermieria Irena janë tepër të rëndësishme për të gjithë ekipin. Ajo me kënaqësi merr  pjesë në edukimin e infermierëve të rinj, bashkëpunon edhe me infermieret e departamenteve të tjera duke forcuar punën në grup, dhe kjo është tepër e rëndësishme veçanërisht për pacientët.