fbpx

Dr. Sajkovski me këshilla profesionale për imunitetin e fëmijëve në konferencën “Profemina 2019”

02.12.2019

Profemina AcibademSistina

Si mund t’i mbrojmë fëmijët, çfarë të bëjmë për ta rritur imunitetin, cilat shurupe janë më të mira për shëndetin e fëmijëve tanë, Dr. Sajkovski  ka përgjigjur këto pyetje në ligjëratën profesionale në konferencën “Profemina 2019”.

“Imuniteti është një sistem kompleks që mbron organizmin nga të gjithë faktorë të jashtëm rreth nesh, por shërben edhe si një filtër që pastron trupin tonë. Linja e parë për rritjen e imunitetit është ushqimi i rregullt dhe shëndosh me shmangjen maksimale të konservueseve, pesticideve, organofosfateve, herbicideve në ushqimin e fëmijëve. Elementi i dytë natyror që është i nevojshëm për ngritjen e imunitetit është marrja e drejtë e probiotikëve në mënyrë të rregullt”, shpjegoi Dr. Sajkovski, specialist në pediatri dhe neonatologji.

Në mënyrë shtesë Dr. Sajkovski shpjegoi se fëmijëve u nevojitet kohë për ta zhvilluar imunitetin. Edhe pse bëhet fjalë për një gjë individuale te çdo fëmijë, atyre u nevojiten 6 vite për të arritur 40% të imunitetit që kanë të rriturit. Këshilli i tij për përforcimin e imunitetit te fëmijët është ata të lëshohen jashtë shtëpisë për të luajtur pa brengë, të shkojnë në çerdhe për të socializuar me fëmijët e tjerë.

Konferenca rajonale “Profemina” përmes panel- diskutimeve me persona profesionale, në fokus i vendos temat lidhura me shëndetin, bukurinë, amësinë.