fbpx

“Acibadem Sistina” zbaton përvojën e kardiokirurgjisë pediatrike në Turqi- janë operuar dy fëmijë me anomali serioze të zemrës

07.12.2019

Gjatë kësaj jave te të dy fëmijët janë kryer edhe dy ndërhyrje të suksesshme kardiokirurgjikale, bëhet fjalë për një foshnje 2 muajsh dhe një fëmijë në moshën 1,8 vjeç  në Departamentin e kardiokirurgjisë së fëmijëve  në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Te foshnja 2 muajsh me hipertension të rëndë pulmonal dhe me mungesë të një veshke është mbyllur duktusi arteriozus, ndërsa për fëmijën në moshën 1,8 vjeç të lindur me anomali në zemër ky është operacioni i dytë, pasi që gjatë javës së tretë të lindjes atij i kanë bërë një ndërhyrje paliative kirurgjikale të zemrës me qëllim që të zvillohet dhe të përgatitet për korrigjim të tërësishëm kirurgjikal të zemrës, ndërsa gjatë kësaj javë është kryer trajtimi i tërësishëm operativ i anomalisë në zemër nga lindja pentalogjia falo. Dy operacionet janë mbuluar nga Fondi i sigurimit shëndetësor dhe janë kryer me mbështetje konsultative të profesionistëve të lartë, specialistët e Spitalit “Acibadem” në Stamboll.

Paraprakisht në spitalin “Acibadem Sistina” u operuan edhe dy foshnje 9 muajsh dhe 11 muajsh. Operacionet i ka mbikëqyrur Prof. Dr. Tajar Sariogli, kardiokirurg të spitalit “Acibadem Bakaroj” nga Stambolli që është pionier në kardiokirurgjinë në Turqi.

“Para dy javësh kemi kryer dy operacione të mëdha të zemrës së hapur te fëmijët në “Acibadem Sistina”. Mjekët nga Turqia janë vetëm një mbështetje për mjekët e atyshëm dhe ne vetëm i mbikëqyrim operacionet. Operacionet i kryejnë mjekët e atyshëm, që janë të trajnuar shumë mirë dhe janë specialistë në këtë fushë. Spitali është i pajisur shumë mirë për kryerjen e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale dhe posedon pajisje më bashkëkohore”, tha Prof. Tajar Sarioglu para gazetarëve të Maqedonisë që vizituan spitalet në “Acibadem” në Stamboll.

kardiohirurgija

Nevoja për hapjen e Departamentit për Kardiokirurgjinë e fëmijëve në  “Acibadem Sistina” në Shkup, thekson mjeku, del nga numri i madh i pacientëve nga Ballkani që kanë ardhur për ndërhyrje të zemrës në spitalet e “Acibadem” në Turqi dhe plani është të bëhet një qendër rajonale për Kardiokirurgji pediatrike dhe në të ardhmen këtu të kryhen të gjitha llojet e intervenimeve kirurgjikale te fëmijët, por deri në të momente operacionet më komplekse do të dërgohen në spitalet e “Acibadem” në Turqi. Në këto spitale në nivel vjetor kryhen rreth 600 operaciones mbi 95% prej tyre janë me sukses. Më të shpeshta janë rastet me anomali të zemrës nga lindja, ndërsa për këto raste,  Prof. Dr. Saroiglu thekson se  me rëndësi është që operacionet të kryhen në tre muajt e para pas lindjes. Potencon se për shkak të kompleksitetit të kardiokirurgjisë pediatrike operacionet te fëmijët guxon t’i kryejë vetëm kardiokirurgu për fëmijë.

“Kardiokirurgjia pediatrike është një degë shumë specifike. Dallimi mes kardiokirurgut pediatrik dhe kardiokirurgut është i madh. Në asnjë rast një kardiokirurg për të moshuarit nuk guxon të operojë një fëmijë. Kardiokirurgu duhet të jetë i trajnuar të ketë një përvoje të madhe mbas vetes. Jo vetëm te ne, por edhe në Evropë edhe në tërë botën për të operuar një foshnje ose një fëmijë patjetër duhet të jesh specialist në kardiokirurgji pediatrike”, shpjegon Tajar Sarioglu.

Një ekip nga dhjetë mjekë specialistë, kardiokirurgë, kardiologë, infermiere, anesteziologë, perfuzionistë me një përvojë mbi 20 vjet mbas vetes do të jetë në dispozicion për mjekët e Maqedonisë në Departamentin e Kardiokirurgjisë pediatrike. Më shumë se 15.000 operacione kanë mbas vetës.