fbpx

Dr. Nikolla Baxhakov në konferencën e parë ndërkombëtare për shëndetin e pelvikut të gruas (International Conferece on Pelvic Health) në Primoshten, Kroaci.

20.06.2019

Përvojat e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” u prezantuan në konferencën e parë ndërkombëtare për shëndetin e pelvikut të gruas që u mbajt në Kroaci nga 31 maji deri në 2 qershor. Në konferencën mori pjesë Dr. Nikolla Baxhakov, specialist në gjinekologji që me video materiale i prezantoi praktikat dhe intervenimet që kryhen në spitalin. Konferenca është në organizim të asociacionit të ri CSP (Croatian Society for Pelviperineology) që vjen si vazhdim i sekcionit urinogjinekologjik të mëparshëm që u formua në vitet e 80-ta.

““Kam qenë i vetmi nga Maqedonia dhe përfaqësues nga spitali “Acibadem Sistina”.Kam qenë i thirrur si ligjërues për t’i treguar përvojat e spitalit tonë në fushën e urogjinekologjisë me zbatimin e metodave më të reja në diagnostikimin dhe terapinë kirurgjikale që përdoret në dekadave të fundit në botën „Minimally Invasive Surgery” (kirurgjia minimale invasive). Kam pasur nderin përmes video materialeve të prezantoj paletën e gjerë të intervenimeve që i kryejmë vetëm ne në Ballkanin. I prezantova përvojat e mia dhe rezultatet e mia. Shkëmbimi i përvojave ishte qëllimi i organizatorit”, tha Dr. Baxhakov.

Në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në qytetin kroat Primoshten morën pjesë më shumë se 20 ligjërues nga Evropa, ndërsa mes dëgjuesve ishin edhe mjekë nga Kroacia dhe rrethina. Të gjitha ligjërata, tha mjeku, kanë qenë shumë interesante dhe kanë shkaktuar diskutime interaktive mes dëgjuesve dhe ligjëruesve.

“Kjo përvojë është shumë e rëndësishme. Derisa isha atje kam marrë ftesë edhe në shtete të tjera të rajonit për të bërë prezantime të ngjashme dhe ta transmetoj përvojën time. Lirisht mund të them se në shumë gjëra si spital jemi shumë përpara dhe jemi liderë në diagnostikën me përdorimin e ultrazërit në urogjinekologjinë dhe intervenimet që i kryejmë. Jemi liderë dhe jemi inovativ në teknikat e reja të zbatueshme dhe në jemi në vendin e parë sipas kushteve në të cilat punojmë dhe pajisjen me të cilën disponojmë”, tha Dr. Baxhakov.