fbpx

Dermatoskopi më modern në botë Mole Max HD PRO Vetëm në “Acibadem Sistina”

30.08.2014

Dermatoskopi më modern në botë Mole Max HD PRO Vetëm në “Acibadem Sistina

A i kontrolloni bengat tuaja, pas ekspozimit në diell? Rreziku nga melanoma rritet pas ndikimit të dëmshëm të rrezeve të diellit. Mole Max HD PRO është gjenerata e fundit e dermatoskopëve në botë, me të cilin herët diagnostifikohet karcinoma e lëkurës. Ky aparat më modern, mundëson me një incizim të skenohet i gjithë trupi. Pas incizimit softueri bashkëkohor i Mole Max HD PRO dermatoskopi, në mënyrë kompjuterike e cakton rrezikun e çdo pigmentimi. Nëse benga është me rrezik të lartë mund të mënjanohet me kohë, para se të kalojë në kancer, me çka do të parandalohet karcinoma e lëkurës. Aparati sipas rezultateve nga vlerësimi e përcakton atë se kur duhet të bëhet kontrolli i ardhshëm. Të gjitha të dhënat e pacientit janë të vendosura në një skedar të veçantë, që mundëson krahasim të çdo kontrolli. Mole Max HD PRO dermatoskopi, të cilin e përdorin qendrat më moderne në botë, në rajon gjendet vetëm në “Acibadem Sistina”.
Për rëndësinë e kontrolleve parandaluese për karcinom të lëkurës në Maqedoni, më së miri flasin statistikat. Vendi ynë është në vetë kulmin në Evropë. Sipas numrit të rasteve të reja në vjet. Në botë karcinoma e lëkurës është karcinoma më e shpeshtë te njerëzit.