fbpx

Buzëqeshje e re dhe dhëmbë të shëndetshëm për Blagojcen e vogël

22.08.2014

Buzëqeshje e re dhe dhëmbë të shëndetshëm për Blagojcen e vogël

Blagoja Atanasov, heroi i vogël me sindromë Down, asnjëherë deri tani nuk ka shkuar te dentisti. Është 10 vjeç dhe shpesh ankohej për dhimbjen që i shkaktonin dhëmbët e prishur, inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, ënjtjet dhe kariesi. Për shkak të sëmundjes së tij të rëndë, sindromit Down, asnjë doktor nuk kishte marrë përsipër riparimin e dhëmbëve të tij. Për shkak të dhimbjeve të shpeshta që i shkaktonin dhëmbët e prishura, Blagoja nuk ishte në gjendje as të ushqehej.

 

Ekipi i stomatologëve i drejtuar nga Dr. Mile Marin , javën e kaluar i mbushën dhëmbët e përhershme dhe i hoqën dhëmbët e qumështit, të cilat deri tani i shkaktonin problem gjatë ngrënjes për shkak të dhimbjeve të shpeshta. Për shkak se bëhet fjalë për një fëmijë me aftësi të kufizuara, dhe shumë vështirë bashkëpunon me dentistin, ndërhyrja kryhet në anestezi të plotë.

 

Para kryerjes së intervenimit, Blagoja i vogël u kontrollua edhe nga kardiologë dhe anesteziologë, të cilët njëzëri konfirmuan se Blagoja është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe se ky intervenim mund të kryhej nën anestezi të plotë.

 

Në kontrollin e parë  u konstatua se dhëmbët e tij tashmë janë në gjendje të mirë , Blagoja ndihet mirë dhe se mund të hajë pa problem. Pikërisht në ditën e kontrollit, Blagoja mbushi 10 vjeç, dhe ditëlindjen e tij e festoi sëbashku me ekipin e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Heroi i vogël trim, mori një tortë për ditëlindje, diplomë për guximin dhe shumë dhurata të tjera.

 

 

Blagojce,

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ të uron shumë shëndet, fëmijëri të lumtur dhe plot buzëqeshje!

 

 

[widgetkit id=8]