fbpx
DEPARTAMENTET

Urologjia

 

Përveç procedurave standarde urologjike për diagnostikim dhe trajtim, ekipi urologjik kryen operacionet më komplekse rindërtuese të traktit urogjenital tek fëmijët dhe të rriturit. Teknologjia më e fundit me lazer e disponueshme në kët departament ofron trajtim të suksesshëm të prostatës së zgjeruar dhe gurëve urinar pa prerje kirurgjikale.

Ndërhyrjet urologjike klasike

Në departamentin urologjik kryhen të gjitha ndërhyrjet klasike ekzistuese duke përfshirë operacionet radikale për shkak të sëmundjeve të këqija (malinje) në fshikëzën e urinës, prostatës, veshkave dhe gjendrave andrenale, limfadektomija retroperitoneale me kancer testicular, një pjesë e madhe e anomalive të lindura të fëmijëve (zbritjen e vezëve, sëmundje të refluksit), si dhe të gjitha operacionet kirurgjike emergjente. Si pjesë e gamës së shërbimeve përfshihen të gjitha ndërhyrjet klasike të prostatës, fshikëzës gjenitale, etj.

Trajtimet endourologjike

Ndërhyrjet endourologjike kryhen me instrumente optike, ndërmjet hapjes së fizikut të njeriut në mënyrë natyrale duke hyrë në trup pa incizion (prerje) të mëparshëm. Duke përdorur teknologji moderne me instrumentë ultra të hollë,trajtohet kalkuli minimalisht invaziv. Kjo metodë përdoret edhe në trajtimin e rritjes së prostatës, tumorit në fshikëzën e urinës,trajtim me lazer në traktin urinar të kalkulit (gurit).

Ndërhyrjet laparaskopike

Kryhen ndërhyrje kirurgjike laparaskopike me qëndrim afatshkurtër në spital dhe shërim të shpejtë. Operacionet laparaskopike më të shpeshta janë: varikocelektomija laparaskopike, mënjanim laparaskopik i kistit në veshka, mënjanim laparaskopik i veshkës për shkak të kancerit, si dhe mënjanim laparaskopik i gjendrës mbiveshkore. Ekipi i urologëve në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është plotësisht i gatshëm për kryerjen e transplantit të veshkave.

 

 

Trajtimi me litotripsi valë shoku ekstrakorporale

ESWL- terapia me litotripsi valë shoku ekstrakorporal paraqet një revolucion në trajtimin e litijazës urinale. ESWL – kryhet në një hapësirë të veçantë, pajisusr me aparatet më moderne për anestezi që mundëson trajtim të sigurt. Specifika e kësaj metode është se ajë gjeneron valë relativisht të dobëta që kalojnë nëpër trup , dhe marrin fuqi tepër të madhe në fokusin e ashtuquajtur guri që rezulton në fragmentimin e tij. Ekzistojnë 3 lloje fuqishë gjeneratore: elektro-hidraulike, elektromagnetike dhe izoelektrik. Rezultatet më të mira përsa i përket defragmentimit dhe eliminimit të gurit, arrihen me pajisje elektro-hidraulike. Rezultatet më të mira në lidhje me defragmentimin dhe eliminimin e gurit arrihen me aparat elektro-hidraulik. Përparësia e kësaj metode është se kjo procedurë nuk kërkon që paciente të shtrihet në spital, dhe se pacienti mund të dalë nga spitali një orë pas trajtimit. Shkalla e suksesit të kësaj procedure është 90% për gurët me madhësi 1.5 cm, dhe 75% për gurë me madhësi më të madhe se 1.5cm.

Check up urologjik

Në departamentin e urologjisë kryhen kontrolle preventive me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit në traktin urogjenital dhe shërimin e tij në kohë.

Kirurgjia rindërtuese gjenitourologjike dhe transeksuale

Ekipi i urologëve në “Acibadem Sistina” kryen intervenime kirurgjikale të problemeve më të ndërlikuara urologjike tek fëmijët, duke përfshirë trajtimin e formave më të komplikuara të hipospadisë (duke përdorur mukozën bukale), uretroplatinë, faloplastinë dhe të gjitha llojet e problemeve kongjenitale të traktit urinar, sëmundje të refluksit urinar, lakimi i lindur i penisit, shtrembërimi i penisit tek personat e rritur, implantimi i protezave penile tek pacientët të cilët nuk kanë reagim nga terapitë e tjera mjekësore.