fbpx
DEPARTAMENTET

Terapia fizikale dhe rehabilitimi

 

Departamenti i terapisë fizikale dhe rehabilitimit ofron mundësi për trajtimin dhe parandalimin e të gjitha lëndimeve sportive duke përfshirë një plan trajtimi individual  dhe individuale. Është i vetmi department në Maqedoni i cili disponon hidro-shirit nën ujë për kryerjen e hidroterapisë.

Reparti për terapi fizikale dhe rehabilitim ofron mundësi për:

  • Elektroterapi (TENS, elektrostimulim, rryma diadinamike, rryma galvanike, rrymat interferente),
  •  Termoterapia (llamba infra e kuqe, ultra zëri, terapia me radio frekuencë, krioterapia),
  •  Magnetoterapia,
  •  Laseroterapia,
  •  Terapia mekanike (ekstensioni, drenazhi limfatik),
  •  Terapia manuale (drenazhi manual, mobilizimi, manipulimi),
  •  Kineziterapia (ushtrime terapeutike),
  •  Masazhi manual (mjekësor, sportiv, relaksues)
  •  Biodex system 4 – makina izokinetike
  • Hidroterapia

Terapia fizikale dhe rehabilitimi i gjendjeve dhe sëmundjeve patologjike

Terapia fizikale dhe rehabilitimi jep mundësi për mjekimin e pacientëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk guxojnë të marrin ilaçe ose t’i nënshtrohen trajtimit operativ, pacientë me sëmundje kronike ose pacientë me funksione të kufizuara, gjegjësisht të humbura motorike. E njëjta aplikohet pas operacionit të kryer për shkak të kthimit të funksioneve normale të trupit, gjegjësisht kur ekziston rreziku nga progresi i sëmundjes.

 

 

Rehabilitimi i lëndimeve sportive

  • lëndime të muskujve, ligamenteve dhe tetivave
  •  ndryshme inflamacioni të ligamenteve, tendinëve (bërryli sportiv)
  •  trajtimi i bursitit
  • Rehabilitimi para dhe pas trajtimit operativ të kryqit, gjurit, kyçit të këmbës, supit dhe bërrylit dhe kyçit të dorës, intervenime artroskopike të nyjeve (rehabilitimi pas menisektomisë, ligamnetopatia frontale e legamentit të kryqëzuar, artroskopia mbi sup)
  • Rehabilitimi pas lëndimit të tendinit të Akilit
  • Lëndim i supit
  • Rehabilitim gjatë sëmundjeve neurologjike
  • Trajtimi i dhimbjes në qafë, shpinës dhe mesit
  • Reduktimi i dhimbjes gjatë nevralgjive dhe kryerjes së ushtrimeve për parandalimin e dhimbjeve në shtyllën kurrizore
  • Trajtim i hernies diskale cervikale dhe lumbale me terapi

Rehabilitimi në kardiologji

  • Kardiorehabilitim i hershëm postoperativ
  • Rehabilitim i sëmundjeve reumatike
  • Trajtimi i disfunksioneve gjatë sëmundjet reumatike
  • Trajtimi i sëmundjeve degjenerative të të gjithë sistemit muskuloskeletal

Kujdesi për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve

Sistemi kërcor-muskulor tek fëmijët në zhvillim nën ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm është i nënshtruar ndaj deformimeve të ndryshme. Faktori trashëgues dhe mbajtja jo e drejtë e trupit, mungesa e aktivitetit fizik, shkakton shtrembërim të statikës së shtyllës kurrizore duke rezultuar me deformim të saj. Gjimnastika korrektuese përbëhet nga ushtrime të veçanta të përshtatura përçdo fëmijë, me anë të së cilës forcohen grupe të caktuara të muskujve të prekur nga deformimi, duke bërë kështu korrigjimin e tyre.

 

 

Kujdesi për zhvillimin e shëndetshëm gjatë shtatëzanisë  

Masazh mjekësor për gratë shtatzëna me qëllim për të:

  • Përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe reduktuar ënjtjen
  • Përmirëuar tonifikimin e muskujve
  • Përgatitur muskujt për aktin e lindjes
  • Relaksuar trupin
  • Reduktuar stresin

* Nënat e ardhshme që bëjnë shtatzëninë në “Acibadem Sistina” marrin një kupon masazh mjekësor falas.

Hidroterapia

Kryerja e ushtrime në hidrolentë jo vetëm që është jashtëzakonisht e dobishme për rehabilitim, gjithashtu përdoret gjithnjë e më shumë si përgatitje në proceset e trajnimit të sportistëve profesionistë dhe amatorë. Është e dobishme për fillimin e kryerjes së aktivitetit fizik tek personat që duan të reduktojnë peshën trupore ose personat me dhimbje shpine dhe të kyçeve. Është thelbësore për të eliminuar peshën, për të zvogëluare presionin mbi kyçe, dhe rezistenca e krijuar nga uji I bën muskujt më të fortë. Përdoret për rehabilitim gjatë thyerjeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të hernies diskale.