fbpx
DEPARTAMENTET

Neurologjia

Fale mjeteve më bashkëkohore diagnostikuese dhe përvojës së ekipit këtu në “Acibadem Sistina” trajtohen të gjitha sëmundjet neurologjike. Në vendin tonë vetëm në Departamentin e Neurologjisë që nga viti 2006 për një numër të madh intervenimesh bëhet monitorim intraoperativ me qëllim për të ulur rreziku nga komplikimet e padëshiruara dhe lëndime të indit nervor gjatë operacionit.

Nashiot Tim alb

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI

Në këtë department aplikohen të gjitha mjetet më të avancuara diagnostikuese (EEG – elektroencefalografi, EMG – elektromiografi, potencialet e evokuara EP, tomografia kompjuterike dhe arteriografia, si dhe aparati më bashkëkohorë  i rezonancës magnetike 3 Tesla).

Këto diagnoza përdoren për:

  • Dhimbjet e kokës
  •  Epilepsitë
  •  Sëmundjet cerebrovaskulare
  •  Marrje mendsh
  •  Sëmundje degjenerative (parkinsonizëm)
  •  Lumbago dhe reumatizmi
  •  Spondiloza
  • Lëndime të nervave nga shkaqe të ndryshme dhe ndjekja e gjendjes së kthimit të nervave të lënduara
  •  Inflamacioni i nervave periferike
  •  Sëmundje të lindura të muskujve (miopatia)
  •  Воспалителни болести на мускулите (mioziti)
  •  Sëmundje e sinapsës neuro-muskulore (Myasthenia gravis)

NEUROMONITORIMI

Që nga viti 2016 ekipi neurologjik ka udhëhequr neuromonitorimin intraoperativ në një numër të madh operacionesh në mënyrë për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve të padëshiruara dhe dëmtimin e indeve nervore gjatë operacionit.

TROMBOLIZA

Sulmi në tru paraqet humbje të papritur të funksionit të një pjese të caktuar të trurit për shkak të qarkullimit të çrregulluar. Nëse truri lihet 5 minuta pa gjak vjen deri te dëmtimi i pakthyeshëm dhe vdekja e qelizave të trurit. Tromboliza paraqet terapi më moderne për trajtimin e sulmit në tru. Aplikohet në venë me çka trombi shkatërrohet, e me këtë pengohen pasojat nga sulmi në tru. Nëse pacienti vjen 3 deri 6 orë nga fillimi i sulmit me ndihmën e terapisë që e shkrin trombin, mundëson kthimin e shpejt të qarkullimit në pjesën e ngushtuar të arteries. Me këtë pengohet dëmtimi i madh dhe i përhershëm i trurit. Me aplikimin e trombolizës invaliditeti te pacientët e këtillë zvogëlohet në minimum, pasiqë vetë simptomat e sulmit në tru tërhiqen.

QASJA MULTIDISIPLINARE

Për rezultatin e suksesshëm të punës tone flasin të dhënat  statistikore, por para së gjithash kënaqësia e pacientëve tanë. Suksesi më i madh i departametit të neurologjisë është qasja multidisiplinare  e cila mundëson diagnozë dhe trajtim të shpejtë të pacientëve me infarct apo sulm në tru, si dhe diagnose dhe trajtim të të gjitha sëmundjeve neurologjike tek fëmijët dhe të rriturit.