fbpx

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT NDËRKOMBËTAR TË GJINEKOLOGËVE DHE OBSTETËRVE

16.05.2023

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ishte pjesë e kongresit të pestë të gjinekologëve dhe obstetërve i cili u mbajt nga data 11 deri më 14 maj në Ohër. Bëhet fjalë për kongres me pjesëmarrës ndërkombëtar në të cilin ekspertët e vendit tonë, Italisë, Turqisë, Maltës, Portugalisë, Egjiptit, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Shqipërisë kanë ndarë përvojat dhe njohuritë e fushave të ndryshme të gjinekologjisë dhe obstetrikës.

n

Nga spitali klinik “Acibadem Sistina” ligjërues ishin: Dr. Aleksandar Bojaxhiev i cili foli në temë: “Cilat janë risitë në përmirësimin e receptivitetin endometrial dhe ndalimin e dështimit të implantit me origjinë endometriale: shqyrtimi i etiologjisë, diagnozës, trajtimit dhe drejtimeve të ardhshme” dhe Doc. Dr. Kornelija Trajkova, e cila ka ndarë hulumtimet me temë: “Mikroorganizmat në periudhën reproduktive dhe shtatzëni- dilemat dhe rekomandimet”. Një ligjëratë profesionale ka mbajtur edhe Dr. Irena Shuplinovska, më temë “Krijimi i neovagjinës te sindroma MRKH: teknika vagjinale- laparoskopike sipas Davidov-it”.

mago

Në hapjen solemne të Kongresit janë ndarë mirënjohjet për mbështetjen shumëvjeçare në zhvillimin dhe realizimin e qëllimeve të Asociacionit të gjinekologëve dhe obstetërve. Mirënjohje të këtilla kanë marrë specialistët tanë: Dr. Sllobodan Drakullevski, Dr. Sllobodan Llazarevski, Prof. Dr. Gligor Dimitrov, Dr. Shk. Nikolla Baxhakov dhe Dr. Pavle Dimçev për përkushtimin e tyre dhe shpërndarjen e përvojave dhe aktiviteteve deritanishme të shoqatës.

WhatsApp Image at

Organizator i kongresit është Asociacioni  gjinekologëve dhe obstetërve të Maqedonisë- MAGO në bashkëpunim me Shoqatën maqedonase të mjekëve. Spitali klinik “Acibadem Sistina” përveç kontributi edukativ me prezantimin e temave profesionale nga ekipi i gjinekologëve- obstetërve, ky vit ishte një nga përkrahësit kryesor i kongresit.

WhatsApp Image at

Me këtë edhe një herë konfirmuam kontributin tonë në mbështetjen e ngjarjeve edukative që kanë për qëllim ta rrisin nivelin e edukimit dhe përmirësimin e ekipit. Në këtë ngjarje morën pjesë 16 gjinekologë- obstetër nga spitali ynë të cilët kanë pasur mundësi të ndajnë përvojën e tyre, por edhe kanë pasur mundësi për t’u informuar për arritjet më të reja në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës nga ana e ekspertëve të vendit tonë dhe rajon.