fbpx

“Acibadem Sistina” me kapacitete të mbushura për testim, përqindja e testeve pozitive midis 7-8%

09.06.2020

Acibadem Sistina OrkaHolding

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si i vetmi institucion shëndetësor që i kryen këto tre lloje të testeve për detektim të virusit Covid-19 dhe kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në përforcimin e kapaciteteve për testim në vend.

Me situatën aktuale dhe me rritjen e numrit të rasteve në mënyrë shtesë plotësohen terminët për testim në spital. Përveç testimeve në Spital, ekipe mobile me pajisje të plotë të “Acibadem Sistina” kryejnë testim mobil në terren me kërkesë të kompanive dhe institucioneve.

Kapacitetet për testim në Spital çdo ditë plotësohen, numri i testimeve ditore në Spital arrin numrin e 100 testeve.

Nga fillimi i testimit në “Acibadem Sistina” deri më tani janë kryer më shumë se 10,000 teste të shpejta serologjike të cilat konfirmojnë prezencën e antitrupave (IgM и IgG) të virusit dhe më shumë se 2.500 PCR teste molekulare për detektimin e prezencës së virusit të personave që sipas anketës epidemiologjike ishin të dyshimtë për Covid-19.

Përqindja e rezultateve pozitive nga PCR testet e kryera molekulare në fillim ishte midis 4-5% ndërsa tani përqindja e rezultateve pozitive nga testet e kryera molekulare është rritur dhe është midis 7-8%.

Në terren ekipet mobile  të “Acibadem Sistina” punojnë në mënyrë aktive dhe deri më tani kanë kryer mbi 500 teste në më shumë se 10 kompani. Gjithashtu, më shumë se 450 njerëz që ishin të akomoduar në 7 hotele të ndryshme që funksionuan si karantina shtetërore u testuan nga ekipet mobile të “Acibadem Sistina”. Me qëllim që skuadrat e futbollit maqedonas të kthehen më shpejt në fushat sportive, “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me Sindikatën e futbollisteve të Maqedonisë i ka testuar lojtarët, stafin profesional dhe menaxhmentin  e 10 skuadrave të futbollit maqedonas të ligës së parë dhe kreu më shumë se 300 teste. Këto teste janë kryer me kërkesë të Sindikatës së futbollisteve të Maqedonisë  që ka përzgjedhur spitalin për shkak se mbrapa tij qëndron grupacioni shëndetësor “Acibadem”, që është qendra zyrtare mjekësore FIFA me licencë në Stamboll.

Me këtë skrining të personave që është kryer me kërkesë të disa institucioneve, kompanive, klubeve të futbollit, përqindja e rezultateve pozitive nga të gjitha testet e kryera është 1%.

Tre llojet e testeve, PCR testi molekular që detekton prezencën e koronavirusit (Sars-CoV-2), testi i shpejtë molekular për prezencën e virusit Sars-CoV-2 për të cilin rezultatet merren për 60 minuta dhe Rapid testi – testi i shpejtë serologjik për detektimin e antitrupave të virusit kryhen sipas standardeve të njohura botërore sipas të gjithë protokolleve për siguri dhe jepen rezultate të shpejta dhe të sakta.

“Acibadem Sistina” duke punuar për të mirën e shëndetit publik, në mënyrë që të kontribuojë në zbulimin e shpejtë dhe të hershëm të virusit dhe duke punuar në parandalimin e përhapjes së tij ofron një paket për testim me dy teste – duke përfshirë PCR testin molekular për prezencën e virusit dhe testin e shpejtë serologjik për detekrimin e antitrupave (IgM dhe IgG).

Ky kombinim i testeve jep pasqyrën e vërtetë dhe të drejtpërdrejtë për statusin e një personi në raport me virusin, d.m.th në këtë mënyrë me sukses zbulohet kontakti i tij i mëparshëm me virusin dhe prezenca eventuale në momentin.