fbpx

NJOFTIM

07.06.2020

AcibademSistina Hospital web

Të nderuar miq të “Acibadem Sistina”,

Gjatë dy ditëve të fundit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë kryer gjithsej 37 teste PCR të personave të punësuar (stafit mjekësor) në klinikë që sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë qenë në kontakt,  bëhet fjalë për 28 mjekë dhe 9 punonjës të personelit të mesëm mjekësor. Personat e testuar kanë pasur kontakt me të dy mjekët e punësuar në klinikën tonë për të cilët para dy ditëve kemi njoftuar se ishin pozitiv për koronavirus, njëri prej tyre është mjek në laboratorin histopatologjik. Nga të gjithë mjekët dhe infermierët e testuar, vetëm një punonjës që punon si laborant mjekësor në laborator është pozitiv dhe sipas angazhimit të tij të punës nuk ka pasur asnjë kontakt me pacientët.

Testet, si më parë kryhen sipas protokolleve të veçanta të sigurisë, ndërsa të punësuarit  në spital i respektojnë masat mbrojtëse gjatë tërë kohës.

SK “Acibadem Sistina” vazhdon të punojë me kapacitet të plotë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë që i kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë  dhe gjigandi shëndetësor “Acibadem” nga Turqia, me qëllim për t’i mbrojtur punonjësit dhe pacientët e tij.