fbpx

100 EKZAMINIME FALAS TË NISHANEVE NË MUAJIN E MELANOMËS

16.05.2023

Me rastin e muajit të melanomës, Spitali klinik “Acibadem Sistina” do të ofrojë 100 ekzaminime falas të nishaneve. Ekzaminimet i kryejnë dermatovenerologët tanë me anë të dermatoskopit më bashkëkohor Mole Max HD, i cili mundëson skriningun e saktë dhe diagnostikimin e hershëm të karcinomës së lëkurës.

melanoma KVS finalFArtboard copy

Ekzaminimet do të realizohen të shtunën më 20 maj 2023 nga 08 deri në orën 15. Domosdoshmërish caktoni terminin tuaj falas në telefonin 003892 30 99 500.

Me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për ekzaminim të rregullt dhe në kohë të nishaneve të dyshimta ky aksion realizohet çdo vit tradicionalisht në “Acibadem Sistina”.