fbpx

Vështrimi menaxherial nga pozita e pacientit

22.05.2015

Gjenerata ime e mban kohën e “Bitëllsave” të cilët kur ne rriteshim ishin në fund të karrierës së tyre. Duke folur për atë se çfarë do të ndodh në të ardhmen, lideri i tyre Xhon Lenon ka thënë: “jeta është ajo që ndodh në momentin kur bëjmë plane për jetën”.

Një nga trutë më të mëdhenj të njerëzimit, Albert Ajnshtajn, duke folur për jetën dhe për njeriun si qenie ka thënë se: “vetëm njeriut nga natyra i është dhuruar të krijojë vlera të reja. Nëse gjatë krijimit të vlerave të reja kurrë nuk jemi ballafaquar me ndonjë rrezik, kjo në të vërtetë do të thotë se nuk jemi përpjekur të bëjmë asgjë të re. Për shkak të rrezikut ne duhet automatikisht të heqim dorë nga gjithçka dhe t’i kufizojmë mundësitë tona. Atë që duhet ta bëjmë është sa është e mundur, para kohe t’i zbulojmë hallkat e dobëta në zinxhirin e ngjarjeve të mundshme me rrezik dhe t’u përkushtojmë vëmendje të veçantë. Në atë mënyrë, do të mund të reagojmë ndaj gabimeve shpejt dhe në mënyrë efikase me qellim që t’i zvogëlojmë pasojat nga ato.”

Rreziku është më i dhimbshëm kur ka të bëjë me shëndetin

Për shkak të përcaktimit të vetë të pamjaftueshëm, ngjyrosjen kameleonë dhe gjithanshmërinë, rreziku është kategori vështirë që parashihet. Gjendet edhe në shkencat natyrore dhe ato shoqërore. Gjendet në jetën dhe ndodhitë e përditshme, por edhe te arritjet e rralla shkencore, por megjithatë, më i ndjeshëm dhe më i dhimbshëm është kur do të paraqitet te shëndeti i njeriut.

Ngjarja ime e rrezikshme shëndetësore kardiovaskulare ndodhi papritmas, e paparalajmëruar, me asnjë simptomë paraprake, gjatë ecjes time të rregullt dhe të adhuruar në malin Vodno. Dhe tani, kur mendoj rreth asaj, cilat ishin hallkat e mia të dobëta në zinxhirin tim shëndetësor, edhe pse nuk i takoja të ashtuquajturit grup me rrezik, vij deri te përfundimi se faktorët stres dhe gjenetika janë ndoshta shkaktarët më të shprehur për paraqitjen e problemit të tillë shëndetësor. Thjesht, u tregua si e saktë se: “pas pesëdhjetë viteve të kaluara nga jeta, trupi e fiton mendjen e vet”.

I lumtur për vendimin e vet

Në ato momente duke ditur se: “zemra është gjëja më e çmuar që duhet ta japish vetëm në duart e dikujt që do të dijë ta mbajë”, duke pasur parasysh shprehjen e Napolonit se: “çdo sekondë e ardhshme të ofron zgjidhje, ndërsa çdo vendim që e marrim në atë sekondë mund të ta përcaktojë ditën e ardhshme ose shumë vite më para” si dhe ajo se: “mes termeve më herët dhe shumë vonë nuk ekziston asgjë më shumë se një çast”, zgjidhja ishte Spitali i klinikës “Acibadem Sistina, Reparti i kardiologjisë.
Sot jam veçanërisht i lumtur me vendimin e drejtë që e kam marrë. Pse? Sepse që kisha mundësi të veçantë nga aspekti menaxherial t’i vështroj të gjitha të gjitha vlerat më të larta profesionale, etike dhe njerëzore, që ekipi i mjekëve ia ofron çdo pacienti, i cili është në kompetencë të tyre dhe nën kontrollin e tyre.

Funksionim i thjesht, i përsosur

Pata mundësi të bindem si ky ekip cilësor, në nivel më të lartë profesional, menaxhon me ngjarje kardiovaskulare me rrezik, në të gjitha fazat e tija, nga zbulimi ose diagnoza, matja e intensitetit të tij, vendosjen e shpejt të kontrollit dhe sigurimi nga efekti i mundshëm plotësues, i padëshiruar, negativ dhe më në fund faza e mënjanimit efikas dhe me sukses të njëjtit dhe minimizimi i pasojave të tija. Funksionim i thjesht, i përsosur.
Kontakti im i parë ishte me dr. Marina Jurukovska, e cila shpejt dhe në mënyrë efikase i definoi dy fazat e para nga problemi im kardiovaskular dhe në koordinim me motrat Natalia dhe Marina i filluan përgatitjet për fazën e ardhshme. Paralelisht në proces u inkuadrua edhe dr. Oliver Bushletiq, i cili e mori përsipër përgjegjësinë për realizimin efikas të fazave të fundit nga procesi.
Ajo që më mbeti në kujtim të veçantë nga ky proces intervenimi ishte rutina e tyre e lartë profesionale, e shoqëruar me dozë humori në kontaktet me mua dhe me fuqinë e qetësisë së perëndisë, e cila te unë si pacient krijonte ndjenjë të  guximit dhe sigurisë, se gjithçka do të jetë mirë. Ndërsa të krijoni ndjenjë të guximit dhe sigurisë te pacienti dhe në të njëjtën kohë të jeni i saktë, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në veprimet që i ndërmerr, quhet art i suksesit, që këta mjekë e posedojnë.

Mjekët vepronin si një tërësi

Pastaj ditët që vijuan për mua sollën vështrime të reja pozitive menaxheriale. I gjithë ekipi i mjekëve nga Reparti i kardiologjisë, krahas mjekëve Jurukovska dhe Bushletiq dhe mjekët: Hristovski, Dimitrovski, Projevska, Kovaçeviq, Trajkov, Bongard-Meshkoska dhe Dushkoski, vepruan si një tërësi. Pa dallim cili prej tyre gjendej në detyrën e punës, për shkak të organizimit të përsosur dhe mënyrës së informimit, në mënyrë të saktë e merrnin mbi vete gjithë kujdesin për çdo pacient individualisht. Transparenca dhe informimi për gjendjen shëndetësore të pacientëve dhe bashkëpunimi i tyre kolegjial dhe uniteti, janë  vlerat e tyre më të mëdha dhe karakteristika si ekip.
Kuadri i motrave dhe ai spitalor, gjithashtu, treguan profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë në kryerjen e obligimeve të tyre. Ndjenjat që ata i shprehin ndaj secilit “zoti” pacient, me kujdesin dhe sjelljen e tyre, kanë vlera të veçanta të vërteta. Kujdesi i tyre për evidentimin e saktë dhe në kohë të gjitha vlerave terapeutike dhe laboratorike ishin në funksion të kompletimit në kohë dhe të tërësishëm të ditarit të aktiviteteve veçmas për çdo pacient.
Për higjienën dhe rregullshmërinë e përsosur personale dhe të ambientit, meritën e merr kuadri ndihmës. Ata nuk lejuan të mungojë asgjë, ndërsa kujdesi i tyre dhe durimi rritej në miqësi profesionale me secilin prej nesh, pacientët, pa dallim se ndoshta disa prej ne ishin edhe të mërzitshëm në kërkesat e tyre. Profesionalizmi dhe përgjegjësia e tyre janë karakteristikat e tyre kryesore.

Më ofruat besim, shpresë dhe dashuri

Nga këndvështrimi menaxherial, mënyra e vetme që të mbarohet një punë me sukses, me rregull dhe në mënyrë profesionale, qëndron aty mos shihet se kush do t’i marre meritat, ndërsa të gjithë të jenë të kënaqur dhe të shpërblyer për të arriturën. Rregulla e artë e çdo profesioni është: “vendosuni në lëkurën e klientit ose shfrytëzuesit të shërbimeve tuaja”. Prandaj, Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” duhet të jetë krenar me ekipin e Repartit të kardiologjisë dhe për kontributin që ata e kanë dhe e japin për shëndetësinë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Thënë me fjalor biblik, në ditët e kaluara në Repartin e kardiologjisë mu ofruan tre vlerat më të mëdha biblike: dashuria, besa dhe shpresa, ndërsa ekipi i mjekëve e vërtetuan mendimin e prof. dr. Salis Taxher, i cili gjithashtu interesohej për forcimin tim, se: “të jesh mjek nuk është profesion, kjo është mënyra e jetës”.

Shëndeti, dashuria dhe gëzimi kanë përparësi

Tani, kur kalon koha nga kjo ngjarje jete e përjetuar dhe kur ndreqen përshtypjet, edhe më fuqishëm vërtetohet një pikëpamje ime personale. Në të vërtetë, edhe pse arsimimi im dhe angazhimi profesional gjithë kohës janë të lidhura me rrezikun si kategori ekonomike dhe bankare në fushën e të hollave, të hollat nuk janë puna më e rëndësishme në botë.

Shëndeti, dashuria dhe gëzimi kanë përparësi

Me të vërtetë jeta mund të kuptohet duke vështruar prapa, por duhet të jetohet duke parë përpara. Ajo është sikur drejton automjet. Duhet të shohësh përpara që ta dish se ku shkon dhe të shohësh në pasqyre që ta dish çfarë ndodh parapa teje, dhe të gjithë këtë ta bësh në momentin e tanishëm.
Ne jetojmë mes atyre dy momenteve, në të kaluarën dhe të ardhmen dhe prandaj duhet të kënaqemi mes atyre dy momenteve. Secila ditë e re është dita e parë nga ajo që ka mbetur nga jeta jonë. Jeta është mjaft e gjatë nëse dimë ta shfrytëzojmë me mend dhe është si podium për vallëzim. Nëse podiumi është mjaft i madh, shumica do të vallëzojnë. Gjatë kësaj, disa do ta gjejnë ritmin, ndërsa disa do të duhet të mësojnë se duhet ta ndryshojnë ritmin pasi që jeta vazhdimisht ndryshon.
Nga pozita e pacientit do të përfundoj me një mendim filozofik jetësor se: “njeriu në jetë zakonisht lufton për dy punë: e para, ta arrijë atë që e dëshiron dhe e dyta, të kënaqet në atë që e ka arritur, ndërsa rregulla kryesore e çdo suksesi dhe kënaqje është mbështetja nga familja dhe më të afërmit”.

Prof. Dr. Dragolub Arsovski,
Kryetar i KD të TTK Banka