fbpx

Konferenca “Siguria e pacientëve” në “Acibadem Sistina”

21.05.2015

Konferenca “Siguria e pacientëve” në “Acibadem Sistina”

Me rastin e javës ndërkombëtare të motrave medicinale, Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” organizoi konferencë me temën “Siguria e pacientëve”.

Në këtë konferencë u prezantuan njohuritë, protokollet dhe përvojat më të reja në përkujdesjen e përditshme të pacientëve, të cilët kontribuojnë për rritjen e sigurisë gjatë qëndrimit në spital.

Konferencën e hapi dr. Jana Marin, anëtare e bordit të drejtorëve të Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina”, e cila i theksoi përpjekjet e spitalit për akreditim të JCI standardeve, si hap i rëndësishëm në zbatimin e sigurisë së pacientëve në praktikën e përditshme. Kryetari i panel diskutimit ishte znj. Saliha Koç, drejtoreshe e Shërbimeve të motrave të Grupacionit shëndetësor Acibadem.

Mysafirë ligjërues në konferencë ishin Dr. Efe Onganer, zëvendësdrejtor mjekësor i Grupacionit shëndetësor Acibadem dhe Ozge Ersllan, motër medicinale për edukim në Grupacionin shëndetësor Acibadem. Motra kryesore medicinale në “Acibadem Sistina”, Biljana Dilevska, e theksoi përvoja[n e spitalit nga puna e deritanishme dhe i përmendi qëllimet kryesore, drejt të cilave duhet të udhëhiqen motrat medicinale në praktikën e përditshme, me qëllim që t’i minimizojnë rreziqet nga paraqitja e çfarëdo gjendjeje, e cila mund ta rrezikojë sigurinë e pacientëve.

Konferencën e ndoqën motrat medicinale nga spitali “Acibadem Sistina”, si dhe nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private në Shkup dhe Maqedoni.

[widgetkit id=48]