fbpx

TË PUNËSUARIT NË SPITALIN KLINIK “ACIBADEM SISTINA” DHURUAN 153 NJËSI GJAKU

15.07.2022

Të punësuarit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” treguan interes të madh në hapësirat e spitalit në bashkëpunim me organizatën komunal të Kryqit të Kuq- Karposh dhe Institutin e mjekësisë së transfuzionit. Për aksionin e tretë për dhurim të gjakut u paraqiten 135 punonjës të cilët edhe një herë humanizmin e tyre, bujarinë dhe solidaritetin.

krvodariteli

Sllavço Milloshevski është menaxher i ndërrimit të natës në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” i cili deri me tani ka marrë pjesë në mbi 15 aksione për dhurimin e gjakut. Shpjegon se edhe pas ndërrimit të natës ai do të qëndrojë edhe disa orë për të bërë një vepër të mirë.

krvodariteli

“Me dhurimin e gjakut fillova në vitin 2006 dhe pas çdo dhurimi ndihem shumë mirë. Me hap human shpresoj se do t’i ndihmoj dikujt. Motivi kryesor për mua është se me një qese gjaku nga 450 mililitra mund të shpëtohen deri tri jeta”, tha Sllavço Milloshevski.

Dhuruesit e gjakut shpjegojnë se ndjenja që keni shpëtuar një jetë është e njohur për të gjithë ata persona që kanë dhuruar gjak, nuk ka çmim dhe është motivi kryesor për të vazhduar  dhe të marrin pjesë në aksionet për dhurimin e gjakut. 

krvodariteli

Falënderojmë të gjithë punonjësit, të cilët edhe një herë treguan solidaritetin dhe humanizëm ndaj atyre për të cilët një pikë gjaku për dikë do të thotë jetë. Jemi krenarë që ekipi ynë përfshin dhurues tradicionalë të gjakut, por edhe të rinj që dhurojnë gjak për herë të parë.